“Vëllai Shon R. Dikson”, Liahona, maj 2025.
Vëllai Shon R. Dikson,
Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve
I vetëdijshëm për zërat e shumtë që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve dhe të rejave, Plaku Shon R. Dikson shpreson që rinia do të vëzhgojë profetët dhe apostujt bashkëkohorë dhe do të mirëbesojë tek udhërrëfimi i tyre dhe do ta ndjekë atë udhërrëfim.
“Ata do t’i udhëheqin drejt Jezu Krishtit”, – tha ai. “Nuk është profeti [Presidenti Rasëll M. Nelson] synimi përfundimtar; është Shpëtimtari. Por profeti është së tepërmi i drejtuar te Shpëtimtari dhe, nëse e ndjekin Atë, ata do të jenë të përgatitur për gjërat me të cilat do të përballen në jetën e tyre.”
Shon Romni Diksoni lindi më 5 maj 1970, në Provo të Jutës, biri i Donald Romni Diksonit dhe Dajana Skot Diksonit. Ai shërbeu në një mision kohëplotë në Misionin e Kanadasë, Toronto. Më vonë u martua me M’shell Landkuistin më 14 maj 1992 në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata janë prindër të pesë fëmijëve.
Vëllai Dikson mori një diplomë universitare për shkencat e familjes në Universitetin “Brigam Jang” dhe një diplomë pasuniversitare për pedagogji në Universitetin e Feniksit. Ai ka punuar në detyra të ndryshme në Seminaret dhe Institutet e Fesë për 30 vjet, aktualisht si drejtori i Krahinës së Institutit të Jutës Jugore, duke mbikëqyrur institutet nga Oremi deri në Seint‑Xhorxh. Më parë, ishte mësues seminari në kontenë e Jutës dhe drejtor i Institutit të Fesë të Luginës së Jutës.
Në kohën kur mori thirrjen, Vëllai Dikson po shërbente si president i Kunjit Lindor të Spenish‑Forkut në Jutë. Ai ka qenë president i Misionit të Kalifornisë, Redlandsi, këshilltar në një presidencë kunji, peshkop, këshilltar në peshkopatë dhe president i Të Rinjve në lagje.