“Plaku Klement M. Matsuagothata”, Liahona, maj 2025.
Plaku Klement M. Matsuagothata,
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Kur Plaku Klement M. Matsuagothata ishte fëmijë në Botsvanë, ai ia lexonte Biblën me zë të lartë gjyshes së tij. Ai hasi në lexim te 1 Samuelit 3, ku Perëndia i flet Samuelit, i cili më vonë u thirr si profet.
“Pyetja ime e natyrshme ishte: ‘A e bën Perëndia ende të njëjtën gjë?’”
Ajo pyetje filloi udhëtimin e tij të përpjekjes për të gjetur një Perëndi që fliste ende. Ai u takua me misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme kur ishte 16 vjeç, lexoi Librin e Mormonit brenda pak ditësh dhe i mori në telefon në orën 3 të mëngjesit që t’u thoshte se dëshironte të pagëzohej.
Më vonë u bë presidenti i parë i kunjit i thirrur në Botsvanë, më pas I Shtatëdhjeti i parë Zonal dhe tani Autoriteti i parë i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë.
“Kam një dëshmi të rrënjosur thellë se Perëndia jeton dhe na flet në këto ditë të fundit dhe se ne jetojmë në një ditë e kohë kur profetët ecin në tokë”, – tha ai.
Klement Mosiame Matsuagothata iu lind Bojotle J. dhe Rejçëll M. Matsuagothatës në Midëllpits, Botsvanë, më 8 janar 1980. Pasi shërbeu në Misionin e Afrikës Jugore, Kejp‑Taun, u njoh me bashkëshorten e tij, Novelti Busisiue Butelezin, në një konventë zonale të të rinjve dhe të rejave në moshë madhore beqarë. Ata u martuan në Tempullin e Johanesburgut në Afrikën e Jugut më 28 shkurt 2004. Ata kanë tre fëmijë.
Ai mori një diplomë universitare për filozofi. Ai ka punuar në industrinë e automjeteve me marka të ndryshme makinash, duke mbajtur disa pozicione udhëheqëse, përfshirë përgjegjës për shitjet, përgjegjës i përgjithshëm dhe përgjegjës i tërë shtetit për kompaninë “Barloworld Motor”.
Në kohën kur mori thirrjen, Plaku Matsuagothata po shërbente si punonjës i ordinancave të tempullit në Tempullin e Johanesburgut në Afrikën e Jugut dhe si specialist zonal për mbështetjen te vetja.