“Plaku Brajën J. Holms”, Liahona, maj 2025.
Plaku Brajën J. Holms,
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Plaku Brajën J. Holms tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Megi, janë dëshmitarë të premtimit të Zotit te Doktrina e Besëlidhje 84:88 se Ai “do të shkoj[ë] përpara fytyrës suaj”.
“Kjo është ajo që Ai ka bërë për ne gjatë gjithë jetës sonë”, – tha Plaku Holms. “Kur ia përkushtojmë jetën tonë Zotit, Ai mund të bëjë më shumë sesa mund të bëjmë vetë.”
Në rolin e tij të ri si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë, Plaku Holms shpreson se do të ketë mundësi për të dëshmuar për rolin qendror të Jezu Krishtit në planin e Atit Qiellor.
“Ai është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi për të gjithë fëmijët e Atit tonë Qiellor”, – tha ai.
Brajën J. Holmsi lindi më 5 dhjetor 1977 në Solt‑Lejk‑Siti të Jutës, një nga 12 fëmijët e Majkëll H. Holmsit dhe Marian R. Holmsit. Kur ishte i ri në moshë, ai shërbeu në një mision në Mynih të Gjermanisë. Më pas, u martua me Megi Uillsonin në Tempullin e Solt‑Lejkut më 29 mars 1999. Plaku dhe Motra Holms janë prindër të gjashtë fëmijëve dhe po jetonin në Kuin‑Krik të Arizonës në kohën kur ai mori thirrjen.
Plaku Holms mori një diplomë universitare për shkenca politike dhe një doktoratë për drejtësi, që të dyja në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Ai ka punuar si zëvendëspresidenti i kompanisë “Holmes Homes” në Arizonë, themeloi kompaninë “Holmes Law, PLC” dhe kohët e fundit punoi si avokati kryesor për kompaninë “Charter One, LLC”.
Përpara thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm, Plaku Holms po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Zonën Jugperëndimore të Amerikës së Veriut. Ai gjithashtu ka shërbyer si president kunji, këshilltar i lartë dhe peshkop.