2025
Plaku Uan‑Liang U
Maj 2025


“Plaku Uan‑Liang U”, Liahona, maj 2025.

Plaku Uan‑Liang U,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Kur Plaku Uan‑Liang U ishte 10 vjeç, familja e tij u shpërngul nga Tajvani në Bolivi. Pikërisht atje, motrat e tij u takuan me misionarët nëpërmjet shoqeve. Ai filloi të takohej me misionarët dhe u pagëzua në moshën 11‑vjeçare.

Përshtatja në një shtëpi të re doli se ishte sfiduese, por ai ishte mirënjohës për shpërnguljen e familjes së vet. “Humba diçka që të kisha gjëra më të mira në një mënyrë më të mirë prej Zotit”, – tha ai.

Uan‑Liang Uja lindi në Tajpei të Tajvanit më 22 dhjetor 1970, fëmija më i vogël i Çang Jung Usë dhe Bao Guej Linit. Ai ka tri motra dhe një vëlla.

Pas shpërnguljes së familjes së tij në Santa‑Kruz të Bolivisë, ata u shpërngulën në Buenos‑Ajres të Argjentinës, kur ai ishte 14 vjeç. Pasi shërbeu në Misionin e Kinës, Hong‑Kong, ai u martua me Marsela Beatris Kastelanin më 17 mars 1995 në Tempullin e Buenos‑Ajresit në Argjentinë. Ata kanë tre fëmijë.

Ai dhe Marsela kishin në pronësi ushqimoren e familjes së saj dhe e administruan atë në Buenos‑Ajres. Ai ka punuar për Kishën që nga viti 2007, fillimisht në Sektorin e Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve dhe më pas, në vitin 2016, si përgjegjësi për veprimet dhe mirëmbajtjen për Zonën Jugore të Amerikës Jugore.

Plaku U mori një diplomë universitare për administrim biznesi në “Universidad Argentina de la Empresa” në vitin 2014 dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi në “Universidad del CEMA” në Buenos‑Ajres në vitin 2020.

Në kohën kur mori thirrjen, Plaku U po shërbente si president i Misionit të Kilit, Antofagastë. Ai gjithashtu ka shërbyer si president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, si peshkop, president i kuorumit të pleqve, nëpunës lagjeje, këshilltar në presidencën e kuorumit të pleqve dhe punonjës i ordinancave të tempullit.