2025
Plaku Xhon D. Amos
Maj 2025


“Plaku Xhon D. Amos”, Liahona, maj 2025.

Thirrje të Reja

Plaku Xhon D. Amos,

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Në vitin 2020, Plaku Xhon D. Amos mori një thirrje që i ndryshoi jetën, që të bëhej president misioni për Misionin e Baton‑Ruzhit, Luizianë. Shumë gjëra në jetën e tij kërkuan ndryshim për shkak të thirrjes, por Plaku dhe Motra Amos e pranuan plot hir detyrën me besim.

“Vendimi dhe zotimi ishin bërë tashmë shumë kohë më parë”, – tha Plaku Amos. “Kur Zoti thërret, ne thjesht përgjigjemi.”

Xhon D. Amosi iu lindi Xhon N. Amos Plakut dhe Dorothi Viktorian Amosit më 2 nëntor 1961 në Lafajet të Luizianës. E njohu bashkëshorten e tij të ardhshme, Mishela Evet Rajtin, nëpërmjet klasave mësimore që i frekuentonin bashkë në kolegj, ku ndiqnin të dy studimet e larta për inxhinieri elektrike.

Mishela, që ishte tashmë anëtare e Kishës, e ftoi Xhonin në një mbrëmje vallëzimi në kishë si takimin e tyre të parë. Pas kësaj, ai filloi të mësonte më shumë rreth Kishës dhe rolit qendror të Shpëtimtarit në ungjillin e rivendosur.

“Gjithçka është rreth Jezu Krishtit”, – tha ai. “Ai është qendra e të gjitha gjërave.”

Plaku Amos dhe Mishela u martuan më 9 qershor 1990 në Tempullin e Atlantës në Xhorxhia. Ata kanë tre fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.

Plaku Amos ka marrë diploma universitare për inxhinieri elektrike dhe bërthamore. Gjatë karrierës së vet ai shërbeu në Flotën Detare të Shteteve të Bashkuara, punoi në kompaninë “Siemens Energy Inc.” dhe dha mësim në Universitetin e Floridës Qendrore.

Thirrjet e tij të mëparshme në Kishë përfshijnë thirrjet si I Shtatëdhjetë Zonal (Zona Juglindore e Amerikës së Veriut), president misioni, këshilltar në një presidencë kunji, peshkop, këshilltar në peshkopatë, president i Shkollës të së Dielës në lagje, sekretar ekzekutiv i lagjes, udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë dhe udhëheqës në çerdhe.