“Plaku Xhejms E. Evanson”, Liahona, maj 2025.
Plaku Xhejms E. Evanson,
Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë
Plaku Xhejms E. Evanson u rrit në një fermë ku kultivohej panxhari i sheqerit në fshatin e vogël të Barnuellit, në lindje të Lethbrixhit në Albertë të Kanadasë.
Një pasardhës me prejardhje nga pionierë besnikë, Plaku Evanson u rrit në një familje ku “ungjilli jepej mësim dhe jetohej”.
Në moshën 10‑vjeçare, ai i lexoi të 16 vëllimet e ilustruara të Librit të Mormonit dhe të tregimeve nga historia e Kishës që i kishte familja, dhe vendosi të ndiqte shembullin e Jozef Smithit. Duke u futur fshehurazi në një korije pemësh në anën tjetër të rrugës, përkundrejt shtëpisë së tij, ai ra në gjunjë, u lut dhe mori një pohim nga Fryma e Shenjtë se Jezu Krishti është Shpëtimtari i tij, Jozef Smithi ishte një profet i vërtetë dhe Libri i Mormonit është i vërtetë.
Ajo bindje solli si rrjedhojë një jetë të tërë me shërbim të përkushtuar në Kishë, duke përfshirë shërbimin si I Shtatëdhjetë Zonal, president kunji dhe president i Misionit të Jutës, Orem. Në kohën kur mori thirrjen, Plaku Evanson po shërbente si udhëheqës i aktiviteteve për Guximtarët në lagjen e tij në Lethbrixh.
Xhejms Juxhin Evansoni lindi në Tejbër të Albertës më 16 gusht 1968, një nga tetë fëmijët e lindur nga Dejll Juxhini dhe Fillis Tenër Evansoni.
Pasi shërbeu në një mision kohëplotë në Tempi të Arizonës, Plaku Evanson u martua me Xhodi Keril Zobellin më 20 dhjetor 1989, në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata janë prindër të pesë fëmijëve dhe kanë 11 nipër e mbesa.
Plaku Evanson mori një diplomë universitare dhe një diplomë pasuniversitare për kirurg dentar në Universitetin e Albertës dhe punoi si dentist në një kompani private për 26 vjet.