Konferenca e Përgjithshme
Hyrje
Konferenca e përgjithshme e tetorit 2025


3:34

Hyrje

Tani do të vijojmë me këtë konferencë të përgjithshme gjysmëvjetore, duke vazhduar sipas planit dhe me folësit dhe muzikën e caktuar nga Presidenti Nelson pas muajsh përgatitjeje.

Të dashur vëllezër e motra të mia, po mblidhemi ndërsa vajtojmë vdekjen e Presidentit tonë të dashur Rasëll M. Nelsonit. Ju flas si President i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, pozicion në të cilin më kanë mbështetur në çdo konferencë tonën lagjeje, kunji e të përgjithshme, këto shtatë vjet e gjysmë të fundit.

Ne do të vijojmë me këtë konferencë të përgjithshme gjysmëvjetore, duke vazhduar sipas planit dhe me folësit dhe muzikën e caktuar nga Presidenti Nelson pas muajsh përgatitjeje. Janë shtuar vetëm këto, shpjegimi im paraqitës dhe fakti që unë do të flas në vend të Presidentit Nelson në sesionin përmbyllës pasditen e së dielës.

Kjo është hera e parë në thuajse 75 vjet që një President i Kishës ka vdekur pak ditë përpara një konference të përgjithshme. Kjo ka shkaktuar që ne të planifikonim se si do t’i zhvillonim mbledhjet jetike të udhëheqjes në lidhje me konferencën e përgjithshme si dhe sesionet e konferencës së përgjithshme dhe njëkohësisht të planifikonim shërbesën e tij mortore sa më shpejt të ishte e mundur. Presidenti Nelson e kuptonte vlerën që ka konferenca e përgjithshme për t’u dhënë drejtim shenjtorëve për muajt e ardhshëm. Ne e nderojmë atë duke ndjekur programin e planifikuar të konferencës që miratoi ai.

Në këtë kohë hidhërimi, ne e kemi bërë tashmë një mbledhje për të bërë homazhe për Presidentin Rasëll M. Nelson përpara mbledhjeve të konferencës sonë të përgjithshme dhe më pas e planifikuam shërbesën e tij mortore sa më shpejt që qe e mundur pas konferencës. E gjitha kjo është bërë me miratimin e familjes së Presidentit Nelson dhe Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve.

Duke qenë se të gjithë ne që jemi caktuar të flasim në konferencën e përgjithshme, do të donim t’ia kushtonim kohën që na është caktuar, bërjes së homazheve vetjake ndaj Presidentit Nelson, prandaj u kemi kërkuar të gjithë folësve në konferencë t’i bëjnë sa më shkurt homazhe të tilla, duke i lënë homazhet e shtjelluara për në shërbesën mortore, të cilën kemi filluar tashmë ta planifikojmë.

Homazhi im i shkurtër, i përshtatshëm për këtë konferencë dhe homazhet që kemi bërë tashmë, është ky: Unë e kam dashur Rasëll M. Nelsonin dhe kam mësuar më shumë rreth ungjillit dhe për udhëheqjen në ungjill nga miqësia dhe shoqërimi im i gjatë me të sesa nga çdo udhëheqës tjetër që e kam njohur personalisht. Ai është model për ne si shërbëtor dhe ndjekës i Zotit Jezu Krisht. Për këto gjëra unë dëshmoj në emrin e Jezu Krishtit, amen.