“Kisha e Rivendosur e Jezu Krishtit”, Liahona, janar 2025.
Përdorimi i Revistave të Kishës
Kisha e Rivendosur e Jezu Krishtit
Studimi i programit Eja, Më Ndiq këtë vit për librin Doktrina e Besëlidhje do të nxjerrë në pah se si Zoti e rivendosi Kishën dhe ungjillin e Tij nëpërmjet profetëve të ditëve të mëvonshme. Shumë artikuj nga botimi i këtij muaji nxjerrin në pah bekimet e Rivendosjes.
Të Mësuarit nga Ky Botim
Merrni Pjesë në Mbledhje
Në faqen 2 Presidenti Rasëll M. Nelson tregon për mënyra se si mund të mblidhemi te Shpëtimtari, të mblidhemi me shenjtorët dhe të mblidhemi në shërbimin e Perëndisë. Merrni parasysh të caktoni një synim për këtë muaj që të jepni ndihmesë në njërin prej këtyre tre llojeve të mbledhjes.
Shërbeni në Kishën e Rivendosur.
Plaku Patrik Kirën, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, flet rreth mundësive që kemi në Kishën e rivendosur të Jezu Krishtit për t’u “shërbyer të tjerëve me dashuri” (shihni faqen 8). A ka njerëz në lagjen ose degën tuaj që po hasin vështirësi? Mund të luteni për këta njerëz dhe të kërkoni frymëzim se si t’u shërbeni atyre.
Mësoni nga Proklamata mbi Rivendosjen
Në vitin 2020, Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve nxorën “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës” (shihni te faqja 40). Teksa e rishikoni proklamatën mbi Rivendosjen, ju mund të merrni parasysh këto pyetje: Çfarë ngjarjesh kyç përmend ajo dhe si i udhërrëfeu Zoti ato ngjarje?
Nga Revista Për Forcën e Rinisë
Presidencat e Përgjithshme të Të Rejave dhe të Të Rinjve dhe të tjerët paraqitin temën e këtij viti.
Çfarë mund të mësojmë nga rrëfimet e ndryshme të Jozef Smithit për Vegimin e Parë?
Shihni disa prej arritjeve madhore të Rivendosjes së vazhdueshme të ungjillit të Jezu Krishtit.
Një fletë letre mund t’i ndihmojë të rinjtë e të rejat që të kuptojnë se si mirëbesimi te Perëndia është udha më e mirë kur bindjet e tyre fetare po sfidohen ose kur ata përballen me pyetje pështjelluese.
Nga Revista Miku
Ndihmojini fëmijët tuaj që të bëjnë një punëdore për të mësuar rreth Jozef Smithit dhe Rivendosjes.
Bëni një ushqim të shëndetshëm për ta ngrënë me familjen tuaj dhe për t’u kujdesur për trupat tuaj.
Lexoni rreth një vajze e cila e ndjeu dashurinë e Perëndisë edhe kur lutjet e saj nuk morën përgjigje sipas mënyrës që ajo dëshironte.
Hidhuni një sy serive të reja rreth historisë së Kishës dhe Doktrinës e Besëlidhjeve, duke filluar me Vegimin e Parë.