“Lizh, Belgjikë”, Liahona, janar 2025
Kisha Është Këtu
Lizh, Belgjikë
Ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit ka të ngjarë që fillimisht mbërriti në Belgjikë kur një shenjtor i ditëve të mëvonshme, i kthyer në besim, nga Turqia, Misha Markovi, filloi t’i jepte mësim familjes Eselman në vitin 1888. Pasi ata u pagëzuan, misionarët në Zvicër dhe Gjermani filluan të shërbenin në Belgjikë. Brenda dy muajsh, 80 njerëz u bashkuan me Kishën dhe bashkësitë u organizuan në Lizh, Bruksel dhe Antverp. Sot Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Belgjikë ka:
-
6 600 anëtarë (përafërsisht)
-
2 kunje (11 lagje, 2 degë)
-
1 tempull (i njoftuar në vitin 2021, për t’u ndërtuar në Bruksel)
Bekimet prej Studimit të Shkrimeve të Shenjta
Kerën Ueri nga lagjja Namur thotë për familjen e saj: “Ne i studiojmë shkrimet tona të shenjta së bashku dhe flasim për mendimet dhe frymëzimet tona me njëri‑tjetrin. Ne i përdorim shkrimet e shenjta, por edhe materialet filmike dhe burime të tjera, të tilla si revistën Miku, për t’i ndihmuar fëmijët tanë që të kuptojnë më mirë doktrinën. Ndikimi më i madh që kemi pasur, është rritja e unitetit në shtëpinë tonë.”