Rivendosja e Vazhdueshme
Braktisja e Madhe
Ilustrimet nga Katy Dockrill
Njerëzit kthehen kundër Shpëtimtarit dhe Apostujve të Tij. Kisha pëson rënie shpirtërore dhe nuk është më në tokë.
1820
Vegimi i Parë: Perëndia, Ati, dhe Jezu Krishti i shfaqen 14‑vjeçarit Jozef Smith.
1823
Engjëlli Moroni i shfaqet Jozef Smithit, duke i treguar për fletët e arta.
1829–1830
Rivendosen Priftëria Aarone dhe Priftëria Melkizedeke.
Jozef Smithi përkthen Librin e Mormonit (brenda thuajse tre muajsh) dhe ai botohet.
Kisha organizohet zyrtarisht më 6 prill 1830.
Në fillim 6 anëtarë zyrtarë; shpejt pas kësaj 280
1835–1836
Organizohet Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.
Botohet Doktrina e Besëlidhje.
Shpëtimtari, Moisiu, Eliasi dhe Elija shfaqen në Tempullin e Kirtlandit dhe rivendosin çelësat e priftërisë (shih te Doktrina e Besëlidhje 110).
Mbi 13 000 anëtarë
1 tempull
1840–1842
Jepet mësim publikisht pagëzimi për të vdekurit.
Themelohet Shoqata e Ndihmës.
Kryhen dhurimet e para të plota në tempull.
1869–1880
Organizohen programet e hershme të Të Rejave dhe të Të Rinjve.
Perla me Vlerë të Madhe pranohet si vepër standarde.
Mbi 133 000 anëtarë
1 tempull
1936
Nis programi i hershëm i Kishës për mirëqenien.
Mbi 760 000 anëtarë
7 tempuj
1978
Ordinancat e tempullit u ofrohen të gjithë anëtarëve të denjë në moshë madhore dhe shugurimi në priftëri u ofrohet të gjithë meshkujve të denjë.
Mbi 4 milionë anëtarë
17 tempuj, përfshirë në Zvicër, Zelandën e Re, Angli dhe Brazil
1995
Del dokumenti “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”.
Mbi 9,25 milionë anëtarë
47 tempuj, të shpërndarë në 6 kontinente
2012
Mosha e misionit ulet nga 19 në 18 vjeç për djemtë dhe nga 21 në 19 vjeçe për vajzat.
Mbi 14,5 milionë anëtarë
140 tempuj
2018–2020
Rinisë i jepen mundësi të zgjeruara për të shërbyer në tempull.
Orari i Kishës ditën e diel shkurtohet nga 3 në 2 orë.
Mbi 16,5 milionë anëtarë
168 tempuj
2025
Rivendosja po vazhdon ende! Ka anëtarë të Kishës në më shumë se 200 vende dhe territore, që flasin mbi 700 gjuhë!
Deri në muajin prill 2024: 189 tempuj të përkushtuar, 161 të tjerë të njoftuar (350 gjithsej).
Mbi 17,25 milionë anëtarë