Tema e Rinisë për Vitin 2025
Shih tek Ai
Hidhi një sy materialit filmik për temën e rinisë për këtë vit dhe kupto se si mund të shohësh te Krishti.
Nganjëherë jeta mund të duket dërrmuese. Ose e frikshme. Ose e vështirë.
Në këto çaste (dhe në çdo çast tjetër) ne mund t’i drejtohemi Jezu Krishtit.
Ai na fton të shohim tek Ai, të mos dyshojmë dhe të mos kemi frikë.
Hidhi një sy materialit filmik për temën e rinisë për këtë vit dhe mendo se çfarë mund të bësh që të shohësh tek Ai.
Krishti dëshiron të të ndihmojë. Ai do të të rrëfejë udhën, do t’i japë paqe mendjes sate dhe të të mbushë me gëzim!