2025
Trajtimi i Pyetjeve të Mia rreth Historisë së Kishës
Janar 2025


Trajtimi i Pyetjeve të Mia rreth Historisë së Kishës

Ndonëse kisha pyetje, nuk hoqa dorë apo të dorëzohesha.

i ri

Në orën e historisë, mësuesi filloi të fliste rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai nuk kishte mendim të mirë për Kishën. Ai tha se ne ishim poligamistë dhe racistë.

Gjithçka që kisha mësuar më parë për Kishën, kishte pasur kuptim. Por përvoja ime në orën e mësimit më bëri të mendoja rreth disa pyetjeve delikate nga historia e Kishës, si arsyeja pse njerëzit me ngjyrë nuk u lejuan të mbanin priftërinë për një periudhë kohore dhe arsyeja pse ndodhi martesa me shumë bashkëshorte.

Për shkak të kësaj, nisa të mendoja, të përsiatja dhe të lutesha vërtet. Lexova shkrimet e shenjta, bisedova me prindërit dhe udhëheqësit dhe mësova shumë për veten. Ndonëse kisha pyetje, nuk hoqa dorë apo të dorëzohesha.

Ndërsa studioja dhe mësoja, u ndjeva thuajse sikur po më mbanin në krahë. Ende nuk e kuptoj plotësisht gjithçka, por pata mundësi të gjej paqe.

Tani, kur kam pyetje, kapem pas asaj që tashmë e di, si të gjitha përvojat që më kanë ndihmuar ta rritin dëshminë time. Kur ngec te diçka, lutja është vendi ku drejtohem zakonisht dhe më pas përpiqem të mbaj vesh për Shpirtin ndërkohë që lexoj shkrimet e shenjta.

Vitin e kaluar, kam arritur vërtet ta njoh fuqinë e Shpirtit dhe kam ndier paqe, ngushëllim e dashuri. E di se në fakt ka një Perëndi i cili na flet dhe do që të kthehemi në shtëpi.

Autori jeton në Teksas, SHBA.