2025
Miku i Vërtetë më i Mirë
Janar 2025


Zëra të Rinisë

Miku i Vërtetë më i Mirë

Joel A., mosha 19 vjeç, Jerevan, Armeni

I pëlqen të bëjë vepra artistike, programim dhe të mësojë aftësi të reja, të tilla si gatimi.

i ri

Kisha disa shokë që më kthyen shpinën nga klasa e shtatë në të nëntën. Në fillim nuk e kuptova se po talleshin me mua, por kur e kuptova, u trondita dhe nuk munda ta kuptoja se ku kisha gabuar.

Mendova se po të bëja atë që do të bënte Krishti, gjithçka do të shkonte më mirë. Ndaj vazhdova të sillesha mirë, duke i ndihmuar shokët e klasës për detyrat e shtëpisë dhe duke u mbështetur te Perëndia, duke mirëbesuar se një ditë do të zija një shok të mirë. Në fillim, nuk ndryshoi ndonjë gjë e madhe. Pasi fillova shkollën e mesme, shokët e klasës qenë njerëz më dashamirës.

Më e rëndësishmja, gjatë atyre viteve kur po kërkoja shokë, zbulova se miku im më i mirë është Jezu Krishti. Prandaj, jo vetëm që zura shokë të rinj në shkollë, por zura edhe Mikun më të mirë që mund të kisha pasur ndonjëherë.