Letra e “së Pamundurës”
Unë mund ta pres një fletë të zakonshme letre duke hapur një vrimë aq të madhe sa të kaloj përmes saj. Nuk më beson? Mendon që është e pamundur? Premtoj se nuk është marifet. Mund ta përdorësh këtë mësim me sende për të dhënë mësim në klasën, kuorumin ose familjen tënde rreth mirëbesimit te Perëndia kur ke pyetje, madje edhe pyetje “të pamundura”.
-
Pyete grupin tënd a e beson se mund ta presësh një letër duke hapur një vrimë aq të madhe sa të kalojë një njeri përmes saj. Gjasat janë se disa nuk do të të besojnë.
-
Lexo te Joseph Smith – Historia 1:23–25. Shpjego se shumë njerëz nuk e besuan se ishte e mundur që Jozef Smithi të kishte parë një vegim. Por ai e dinte që ishte e vërtetë.
-
Koha për të prerë letrën dhe bërë vrimën!
-
Palose letrën në dysh për së gjeri.
-
Fillo ta presësh palosjen, bëj një prerje për së gjati në secilin skaj të letrës por ndalo përpara se të arrish skajin.
-
Duke e rrotulluar para‑prapa nga ana në anë, vazhdo të presësh shirita për së gjati në letër (por pa e prerë deri në fund).
-
Përveç dy shiritave anësore, prit përgjatë palosjes së letrës.
-
Hape dhe ja tek e ke, një vrimë aq të madhe sa të kalojë një njeri përmes saj!
-
-
Diskutojeni se si thjesht për faktin se diçka është ngatërruese ose duket e pamundur, kjo nuk do të thotë se nuk është e vërtetë. Jozef Smithi e pa vërtet Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
Mund të ketë raste kur bindjet e tua sfidohen nga të tjerë, ose që mund të hasësh pyetje ngatërruese. Kur të ndodhë kjo, mendo për letrën e “së pamundurës”. Vendos t’i mirëbesosh Perëndisë dhe t’i drejtohesh Atij dhe burimeve të tjera të mira për përgjigje.
“Besimi është të shpresosh për gjëra që nuk shihen, por të cilat janë të vërteta. … Kini dyshim te dyshimet tuaja përpara se të keni dyshim te besimi juaj.”