2025
Vegimi i Parë
Janar 2025


“Vegimi i Parë”, Miku, janar 2025, f. 26–28.

Histori nga Shkrimet e Shenjta

Vegimi i Parë

Mund ta lexosh këtë histori te Joseph Smith – Historia 1:1–20.

Jozef Smithi duke parë një burrë që i predikonte një grupi njerëzish

Kur Jozef Smithi ishte i ri, shumë kisha jepnin mësim gjëra të ndryshme rreth Jezu Krishtit. Jozefi nuk dinte se me cilën kishë të bashkohej.

Jozef Smithi duke lexuar Biblën

Një ditë, ai lexoi te Jakob 1:5 në Bibël. Thotë se nëse kemi nevojë për urti, mund t’i kërkojmë Perëndisë. Jozefi vendosi ta bënte këtë.

Jozef Smithi duke ecur në pyll

Në një ditë të bukur pranvere, Jozefi shkoi në pyll për t’iu lutur Atit Qiellor.

Jozef Smithi duke u lutur

Jozefi ra në gjunjë dhe filloi të lutej. Por pastaj ai ndjeu errësirë rreth e rrotull vetes. Jozefi u frikësua. Ai i kërkoi ndihmë Perëndisë.

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti duke iu shfaqur Jozef Smithit

Papritur, Jozefi pa një dritë të ndritshme që zbriti nga qielli. Ai pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin duke qëndruar në ajër. Ati Qiellor tha emrin e Jozefit. Më pas, Ai tregoi me gisht për nga Jezu Krishti dhe tha: “Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!”

Jezu Krishti

Jezusi i tha Jozefit se ai nuk duhej të bashkohej me asnjë nga kishat.

Jozef Smithi duke u gjunjëzuar dhe duke parë lart

Jozefi do të ndihmonte në rivendosjen e plotësisë së ungjillit në tokë.

Jozef Smithi duke buzëqeshur dhe duke u larguar nga pylli

Jozefi nuk ishte më i pështjelluar. Ai u mbush me gëzim! E dinte se Perëndia e donte atë. Disa njerëz nuk besonin se ai e kishte parë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, por ai e dinte se ishte e vërtetë.

Historia në formatin PDF