2025
Kartat e Tempujve
Janar 2025


“Kartat e Tempujve”, Miku, janar 2025, f. 12.

Kartat e Tempujve

Tempulli i Kirtlandit

  • Ky ishte tempulli i parë që u ndërtua pasi Kisha e Jezu Krishtit u rivendos.

  • Të dielën e Pashkës në vitin 1836, Jezu Krishti e vizitoi Jozef Smithin në Tempullin e Kirtlandit.

  • Kur tempulli po përkushtohej, u shfaqën engjëj!

Tempulli i Helsinkit, Finlandë

  • Kur ky tempull u hap, ai u shërbeu anëtarëve nga 12 zona të ndryshme kohore!

  • Në këtë tempull fliten të gjitha këto gjuhë: estonisht, finlandisht, letonisht, lituanisht dhe rusisht.

  • Maja e madhe në tempull është 45 m e lartë dhe e bërë prej bakri.

Tempulli i Hong‑Kongut, Kinë

  • Presidenti Hinkli u zgjua një natë dhe vizatoi një skicë që sektori i tempullit e përdori për të ndërtuar tempullin.

  • Në vitin 1996, ai u përkushtua që të ishte “një vend i shenjtë paqeje” në një qytet të mbushur plot me njerëz.

  • Ky tempull është pesë kate i lartë.

Kartat e Tempujve

Ilustrimet nga Rachel Erickson