2025
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Janar 2025


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, janar 2025, f. 22–23.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

30 Dhjetor – 5 Janar: “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit”

Figurëformuese për Rivendosjen

Fëmijë duke bashkuar një figurëformuese prej letre

Të rivendosësh diçka do të thotë ta bashkosh sërish. Lexo dokumentin “Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si u rivendos Kisha. Pastaj luaj një lojë për rivendosjen! Gjej ose vizato një figurë dhe prite në pjesëza si një figurëformuese. Shkëmbeji figurëformueset me një pjesëtar të familjes dhe rivendosni figurat e njëri-tjetrit. Pse ishte e rëndësishme që Jozef Smithi të rivendoste ungjillin e Jezu Krishtit?

6–12 janar: Doktrina e Besëlidhje 1

Loja Ngrij/Shkrij

Fëmijë duke vallëzuar

Ati Qiellor na flet nëpërmjet profetëve të Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 1:38). Thjesht na nevojitet të dëgjojmë! Ushtrojeni të dëgjuarit duke luajtur një lojë. Një person luan muzikë dhe të gjithë kërcejnë ndërsa muzika vazhdon. Kur muzika ndalon, të gjithë ngrijnë. Kushdo që ngrin i fundit tregon një arsye pse i do profetët. Luani derisa çdo person të ketë pasur radhën për të folur!

13–19 janar: Joseph Smith – Historia 1:1–26

Maket për Vegimin e Parë

Fëmijë duke bërë një maket me dorë

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit (shihni te Joseph Smith – Historia 1:15–20). Ne e quajmë këtë ngjarje Vegimi i Parë. Shko te faqja 13 për të bërë maketin tënd të Vegimit të Parë dhe më pas përdore atë për t’ia treguar dikujt tjetër historinë.

20–26 janar: Doktrina e Besëlidhje 2; Joseph Smith – Historia 1:27–65

Zbavitje me Historinë Familjare

Fëmijë duke vizatuar

Kur mësojmë më shumë për paraardhësit tanë, ndihemi më afër tyre dhe Atit Qiellor (shihni te Doktrina e Besëlidhje 2). Kërkoji një pjesëtari të familjes të të tregojë një ndodhi nga jeta e vet ose nga jeta e njërit prej paraardhësve të tu. Më pas rikrijoje historinë si dramë ose vizatim!

Historia në formatin PDF

Fotografitë nga Christina Smith