2025
Fjalët e Mia të Ungjillit
Janar 2025


“Fjalët e Mia të Ungjillit”, Miku, janar 2025, f. 6.

Fjalët e Mia të Ungjillit

Kërkoji këto fjalë dhe fraza në këtë numër botimi të revistës Miku!

Vegimi i Parë

Punë artistike në letër e Korijes së Shenjtë

Vegimi i Parë ndodhi kur Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e vizituan Jozef Smithin pasi ai u lut. Ai donte të dinte se me cilën kishë të bashkohej. Ata i thanë Jozefit se ai do të ndihmonte në organizimin e Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit në tokë.

Korija e Shenjtë

Korija e Shenjtë është vendi ku Jozef Smithi pati Vegimin e Parë. Ishte në pyllin pranë shtëpisë së Jozefit në Palmira të Nju‑Jorkut në SHBA.

Rivendosja

Punë artistike në letër e një ndërtese të kishës

Të rivendosësh diçka do të thotë ta kthesh atë në gjendjen e vet fillestare. Rivendosja është ajo që ne e quajmë kur Jezu Krishti solli ungjillin e Tij të vërtetë përsëri në tokë. Rivendosja filloi kur Jozef Smithi pati Vegimin e Parë. Presidenti Rasëll M. Nelson ende merr zbulesë për Kishën si profeti ynë. Kjo do të thotë që Rivendosja vazhdon edhe sot!

Zbulesa

Zbulesa është mënyra se si na flet Ati Qiellor. Ne marrim zbulesë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ai mund të sjellë ndjenja në zemrën tonë dhe mendime në mendjen tonë.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Maddie Baker