“Si i Zë Ti Miqtë?” Miku, janar 2025, f. 38–39.
Përgjigje nga Ju
Si i Zë Ti Miqtë?
Ne u kërkuam fëmijëve në mbarë botën disa këshilla për të zënë miq. Ja se çfarë thanë ata.
Zë miq duke u thënë se kush jam dhe duke u treguar për njerëzit e rinj përreth. Filloj të flas me ta dhe të luaj me ta. Jam një shoqe e mirë kur i ndihmoj miqtë e mi në vështirësitë e tyre dhe kur i ndihmoj të tjerët të ndihen më të përfshirë.
Presli F., 10 vjeçe, Kolumbia Britanike, Kanada
Do u thoja “Ç’kemi” dhe do i ftoja të luanin me mua dhe të argëtoheshim.
Xhet J., 8 vjeç, Kuinslend, Australi
Fillimisht thuaj “përshëndetje” dhe pastaj sillu mirë.
Rejçëll C., 9 vjeçe, Kotabato Jugore, Filipine
Bëj një kompliment të vërtetë.
Heili N., 10 vjeçe, Ajdaho, SHBA
I solla ca kokoshka shoqes sime. Ati Qiellor dëshiron që ne t’u shërbejmë të tjerëve për t’i ndihmuar ata ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit.
Allisën K., 9 vjeçe, Jutë, SHBA
Më pëlqen të shoh se si sillen miqtë e mi rreth të tjerëve. Çelësi për t’u bërë shoku/shoqja ime është të jetosh sipas standardeve të mira.
Lesli A., 12 vjeç, Sentrëll‑Rixhën, Ganë