“Korija Ime e Shenjtë”, Miku, janar 2025, f. 18–19.
Unë Mund ta Luaj Atë!
Korija Ime e Shenjtë
Plot shprehje [një notë një e katërt] = 50–65
Në një korije Jozef Smithi shkoi;
I gjunjëzuar, ai dije kërkoi.
Ndërsa qiellit i lutej, ai u mbush me drit’
Dhe Ati u shfaq me të Birin, Jezu Krisht.
Përgjigje nga lartësit’
Sollën për lutjen e tij.
Refreni: Korijen time t’shenjt’ do gjej.
Nga zhurma e botës larg, atje tej.
Lutje do të bëj,
Se Ai pran’ ësht’.
Korijen time t’shenjt’ do gjej.
Ka kaq shum’ zgjedhje dhe kaq shum’ rrezik.
N’jet’ ka plot shtigje, por cilin të ndjek?
Në emrin e Birit po t’dërgoj zërin tim,
Përgjigjja nga Fryma e Shenjt’ do të më vij’.
Ati gjendet atje lart,
Gati përgjigje t’më jap’.
Refreni
Korijen time t’shenjt’ do gjej.