2025
Përshëndetje nga Estonia
Janar 2025


“Përshëndetje nga Estonia!” Miku, janar 2025, f. 8–9.

Përshëndetje nga Estonia!

Estonia është në Europën Veriore dhe kufizohet me Detin Baltik. Atje jetojnë rreth një milion njerëz.

Dielli i Mesnatës

Gjatë verës në Estoni, ka disa javë me diell në mesnatë. Dielli perëndon më vonë se zakonisht, duke lënë një dritë të bardhë në qiell gjatë natës.

Shtëpia e Pyjeve

Gjysma e Estonisë është e mbuluar me pyje! Shumë kafshë jetojnë në pyll, përfshirë rrëqebujt, kastorët, ujqërit, lundërzat dhe derrat.

Kryeqyteti

Talini është kryeqyteti i Estonisë. Është një nga qytetet më të vjetra në Europën Veriore.

Festivali i Këngës dhe Valleve

Ky festival është një pjesë e rëndësishme e kulturës estoneze. Ai zhvillohet çdo pesë vjet dhe ka pasur deri në 100 000 pjesëmarrës.

Vendi i Ishujve

Estonia ka më shumë se 2 000 ishuj. Shumë prej këtyre ishujve janë shumë të vegjël, kështu që shumica e njerëzve jetojnë në ishullin kryesor dhe në ishuj më të mëdhenj.

Historia në formatin PDF

Ilustrimi nga Greg Paprocki