“Rivendosja Është për Ty”, Miku, janar 2025, f. 2–3.
Nga Presidenca e Parë
Rivendosja Është për Ty
Përshtatur nga “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 88–92.
Çfarë do të thotë për ty që ungjilli i Jezu Krishtit është rivendosur në tokë?
Do të thotë që familja jote mund të vuloset së bashku përgjithmonë. Do të thotë që kur pagëzohesh dhe konfirmohesh anëtar i Kishës së Jezu Krishtit, Fryma e Shenjtë mund të jetë gjithmonë me ty. Do të thotë që fuqia e priftërisë së Perëndisë mund të të bekojë kur bën besëlidhje me Të dhe i mban ato.
Profeti i Perëndisë, Jozef Smithi, është profeti yt. Ai ishte profeti i parë i Kishës së rivendosur. Zbulesa ende vjen nga Zoti gjatë këtij procesi të vazhdueshëm të rivendosjes.
Perëndia jeton! Jezusi është Krishti! Kisha e Tij është rivendosur! Ai dhe Ati ynë Qiellor po vëzhgojnë mbi ne.
Rivendose Figurën
Shko te faqja 6 dhe lexo se çfarë do të thotë rivendosje. Më pas përpiqu ta rivendosësh këtë figurë duke vizatuar pjesët që i mungojnë.
Ilustrimet nga Alyssa Petersen