2025
Njësoj si Jozefi
Janar 2025


“Njësoj si Jozefi”, Miku, janar 2025, f. 4–5.

Lexim i Thjeshtë

Njësoj si Jozefi

A e pa vërtet Jozef Smithi Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Një ngjarje e vërtetë nga Filipinet.

Lenseji u hodh në ndenjësen pranë nënës së saj ndërsa autobusi turistik i tyre po kalonte nëpër qytet. E diela ishte dita e parapëlqyer e javës për Lensejin! Asaj i pëlqente të shkonte në Fillore dhe të mësonte për Jezu Krishtin.

Autobusi ndaloi në stacionin e tyre. Mami e kapi përdore Lensejin teksa po shkonin për në kishë.

Mami dhe vajza duke ecur për në kishë

Pas mbledhjes së sakramentit, Lenseji shkoi në Fillore me shoqen e saj Maria. Në tabelë ishte një fotografi e një të riu që lutej në pyll.

“Mirëmëngjes!” Mësuesja e tyre, motra Kruz, tregoi me gisht për nga fotografia. “A e di ndonjëri se kush është ky?”

Fëmijë në klasën e Fillores

“Ai është Jozef Smithi!” – tha Lenseji.

Motra Kruz buzëqeshi. “Po, ke të drejtë. Dhe çfarë bëri Jozef Smithi?”

Lenseji pa përsëri nga fotografia. Ajo e dinte se Jozef Smithi ishte një profet, por nuk dinte ndonjë gjë tjetër.

“Ai ishte profeti i parë i kishës sonë”, – tha Maria.

“Prapë përgjigje e saktë!” – tha motra Kruz. “Kur Jozefi ishte i ri, ai nuk e dinte se me cilën kishë të bashkohej. Ai shkoi në pyll dhe iu lut Perëndisë që të zbulonte se cila ishte e vërtetë. Ai gjithashtu kërkoi falje për mëkatet e tij. Ndërsa lutej, u shfaq një dritë shumë e ndritshme. A e dini se kush ishte në atë dritë?”

Lenseji dhe pjesa tjetër e klasës së saj pritën.

Motra Kruz vendosi një fotografi tjetër në tabelë. Ajo tregonte dy burra që qëndronin mbi Jozef Smithin në ajër. Ata kishin veshur rroba të bardha dhe ishin plot shkëlqim.

“Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozefit”, – tha motra Kruz. “Ata i thanë se ai do të rivendoste Kishën e Jezusit. Ne e quajmë atë Vegimi i Parë.”

Lenseji ngriti dorën e shtangur. “A ishte e vërtetë?” – pyeti ajo.

Motra Kruz pohoi me kokë. “Po, ishte!”

Lenseji ndjeu ngrohtësi në zemrën e saj. Ajo e dinte se ajo që kishte thënë motra Kruz ishte e vërtetë.

Atë natë, Lenseji vazhdoi të mendonte për Jozef Smithin. “Mami, si mund t’i shoh Atin Qiellor dhe Jezusin, siç bëri Jozef Smithi?” – pyeti ajo.

Vajzë duke përqafuar nënën e saj

Mami e përqafoi Lensejin. “Shumica prej nesh nuk do ta shohin Atin Qiellor dhe Jezusin siç bëri Jozef Smithi. Por Ata ende mund të na flasin nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave nga Fryma e Shenjtë. Atëherë ti mund ta dish se Ata janë gjithmonë me ty.”

Lenseji mendoi për ngrohtësinë që ndjeu në zemrën e saj kur motra Kruz u tregoi atyre për Vegimin e Parë. Ajo ishte Fryma e Shenjtë, duke i dërguar asaj një mesazh nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti! Ajo buzëqeshi dhe e përqafoi mamin po ashtu. Ata i kishin folur asaj, ashtu siç i kishin folur Jozef Smithit.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Shawna J. C. Tenney