“Rivendosja Fillon”, Miku, janar 2025, f. 24–25.
Rivendosja Fillon
Mëso se si Jozef Smithi u udhërrëfye që të rivendoste Kishën e Jezu Krishtit.
-
Palmira, Nju‑Jork (1820): Jozef Smithi dhe familja e tij jetuan këtu. Familjarët e Jozefit shkuan të gjithë në kisha të ndryshme dhe Jozefi nuk e dinte se me cilën kishë të bashkohej. Ai lexoi në Bibël: “Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia” (Jakob [Bibël] 1:5).
-
Korija e Shenjtë (pranverë 1820): Jozef Smithi u lut dhe i kërkoi Perëndisë se me cilën kishë të bashkohej. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e vizituan atë. Ata i thanë se nuk duhej të bashkohej me asnjë kishë. Ata e thirrën Jozefin për të ndihmuar të rivendosej ungjilli i plotë i Jezu Krishtit në tokë.
-
Dhoma e Jozefit (1823): Engjëlli Moroni e vizitoi Jozef Smithin. Ai i tregoi Jozefit për fletët e arta që përmbanin ungjillin e plotë të Jezu Krishtit. Ndërsa Moroni foli, Jozefi pa një vegim se ku ishin groposur fletët.
-
Kodra Kumorah (1827): Engjëll Moroni ia dha Jozef Smithit fletët e arta në kodrën Kumorah. Jozefi mori gjithashtu mjete të posaçme që ishin groposur me fletët. Perëndia i kishte përgatitur ato për ta ndihmuar atë që të përkthente fletët. Fletët e përkthyera u bënë Libri i Mormonit në mënyrë që të gjithë fëmijët e Perëndisë të mund t’i lexonin fjalët e Tij.
Ilustrimi nga Adam Koford