“Ndjekja e Jezusit në Estoni”, Miku, janar 2025, f. 10–11.
Ndjekja e Jezusit në Estoni
Njihu me Hugon
Hugo e ndjek Jezusin duke u lutur kur ka nevojë për ndihmë. Dikur kishte makthe. Ai u lut për të marrë ngushëllim. “Jezusi më ndihmoi”, – thotë ai.
Hugo gjithashtu e ndjek Jezusin duke e shpërndarë ungjillin te miqtë e tij. Atij i pëlqen t’u mësojë atyre atë që mëson në kishë. Ai u thotë se të gjithë janë fëmijë të Perëndisë. “I ftoj ata në kishë dhe aktivitete”, – thotë ai. “Më bën të ndihem mirë.”
Rreth Hugos
Mosha: 9 vjeç
Nga: Estonia
Gjuhët: estonisht, anglisht
Synimet:
1) Të luajë më mirë në piano. 2) Të jetë së bashku përgjithmonë me të gjithë familjen e vet, duke përfshirë gjyshërit.
Hobet:
-
Të këndojë në Korin e Djemve të Operës Kombëtare të Estonisë
-
Të luajë në piano
-
Të aktrojë me grupin e teatrit
-
Futbolli
Familja: Mami, motra, dy vëllezër dhe një qen të quajtur Ajla
Gjërat e Parapëlqyera të Hugos
Shkrimi i shenjtë: 1 Nefi 3:7
Tradita Familjare: Lyerja dhe fshehja e vezëve të Pashkës
Fruta: Mango
Ngjyra: Portokalli
Kënga e Fillores: “Lutja e një Fëmije” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6–7)
Ilustrimet nga Suzy Gerhart