“Dhurata e Lutjes”, Miku, janar 2025, f. 20–21.
Nga Udhëheqësit Tanë
Dhurata e Lutjes
Përshtatur nga “Lutju Atij”, Liahona, maj 2024, f. 77–79.
Ati Qiellor të ka dhënë një dhuratë shumë të veçantë. Ajo është dhurata e lutjes. Lutja mund të na ndihmojë në çdo kohë, kudo.
Dua të tregoj për tri dhurata për të cilat mund të lutesh.
1. Lutu që të dish.
Nëse nuk mund ta shohim Ati Qiellor kur i bëjmë lutjet tona, si mund ta dimë që Ai po na dëgjon?
Presidenti Rasëll M. Nelson të ftoi: “Hapja zemrën Atit t[ënd] Qiellor. … Dhe më pas, dëgjo[je]!”* Ti mund ta dish se Ati Qiellor t’i dëgjon lutjet kur ti ia vë veshin asaj që ndien në zemër, dhe mendimeve që të vijnë në mendje.
2. Lutu që të rritesh.
Në çfarë fushe do që të rritesh? A do të mësosh një aftësi të re ose të bësh miq të rinj? Ti mund të lutesh që të rritesh për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti!
Miku im i ri, Xhonahu, më tregoi se shpesh ai ndihej i shqetësuar në shkollë. Por kur filloi të lutej para se të shkonte në shkollë, ai ndiente paqe. Xhonahu lutet që të rritet çdo ditë, dhe ti mundesh gjithashtu!
3. Lutu që të tregosh.
Kur isha e vogël, u luta për familjen time. Doja të dija se si mund t’i ndihmoja ata. Ati Qiellor më ndihmoi të dija se mund të isha një shembull i ungjillit të Jezu Krishtit. Kjo është ajo që mund të bëja!
Nëse po lutesh për familjen tënde apo njerëz të tjerë që të duan, mos hiq dorë! Ati Qiellor do të të tregojë se çfarë mund të bësh. Kur e kërkon ndihmën e Tij me çiltërsi, Shpirti i Tij do të të udhërrëfejë.
Lutjet e Mia
Mendoji këto pyetje sa herë që lutesh. Pastaj ngjyros një lule. Mundohu të ngjyrosësh të gjithë faqen.
-
Çfarë dua të di?
-
Si dua të rritem?
-
Si mund t’u tregoj të tjerëve për dashurinë e Atit Qiellor?
Ilustrimet nga Jared Beckstrand