2025
Dhuratat e Mëdha të Përjetësisë: Shlyerja e Jezu Krishtit, Ringjallja, Rivendosja
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Paradites të së Dielës

Dhuratat e Mëdha të Përjetësisë: Shlyerja e Jezu Krishtit, Ringjallja, Rivendosja

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Vite më parë, në orën tonë mësimore të ungjillit herët në mëngjes, mësonim përmendsh vargje nga Bibla. Më tërhiqnin natyrshëm fragmentet e shkurtra. Këtu përfshihej Gjoni 11:35, vargu më i shkurtër në shkrimin e shenjtë, vetëm dy fjalë: “Jezusi qau”.

Për mua tani, fakti që Jezusi qan nga pikëllimi e gëzimi, dëshmon për realitetin e mrekullueshëm: Biri hyjnor i Perëndisë erdhi në vdekshmërinë fizike dhe mësoi sipas mishit se si të jetë gjithmonë me ne dhe të na bekojë.

Kur ne thërrasim fort nga pikëllimi apo gëzimi, Jezu Krishti na kupton përsosurisht. Ai mund të jetë i pranishëm në çastet kur kemi më shumë nevojë për dhuratat e mëdha të përjetësisë: Shlyerjen e Jezu Krishtit, Ringjalljen, rivendosjen. …

Pashka e Jezu Krishtit na lejon të ndiejmë miratimin e Perëndisë. Kjo botë na thotë se jemi tepër të gjatë, tepër të shkurtër, tepër të gjerë, tepër të ngushtë, jo mjaft të zgjuar, të bukur apo shpirtërorë. Nëpërmjet shndërrimit shpirtëror falë Jezu Krishtit, ne mund të shpëtojmë nga mania ligështuese e përsosurisë. …

Plani i Perëndisë për lirinë morale të zgjedhjes në vdekshmëri na lejon të mësojmë nga përvoja jonë. … Në dashuri, Jezu Krishti zbriti nën të gjitha gjërat dhe u ngjit mbi të gjitha gjërat. Ai gëzohet nga aftësitë tona hyjnore për krijimtari e kënaqësi [të shpirtit], nga mirësia jonë pa shpresuar për shpërblim, nga besimi ynë që çon deri në pendim e falje. Dhe Ai qan me hidhërim nga madhësia e vuajtjes, mizorisë dhe padrejtësisë njerëzore – shpesh të shkaktuara nga zgjedhja njerëzore – siç qajnë prej tyre qiejt dhe Perëndia i qiellit. …

Kjo është Pashka e Jezu Krishtit: Ai u përgjigjet dëshirimeve të zemrës sonë dhe pyetjeve të shpirtit tonë. Ai na fshin lotët, përveç atyre të gëzimit.