Sesioni i Paradites të së Dielës
Pendimi Juaj Nuk e Rëndon Jezu Krishtin; Ai e Ndrit Gëzimin e Tij
Pjesë të shkëputura
Sot dua t’u flas atyre prej nesh që ndonjëherë ndiejnë [sa vijon]: “Pendimi dhe falja duket se po funksionojnë për të gjithë, përveç meje”. …
Kam mësuar se, nëse prisni derisa të jeni mjaftueshëm të pastër apo sa duhet të përsosur për të shkuar te Shpëtimtari, atëherë nuk e keni kuptuar aspak thelbin! …
Dëshmoj se, ndërkohë që Perëndia interesohet për gabimet tona, Ai interesohet më shumë për atë që ndodh pasi bëjmë një gabim. A do të drejtohemi tek Ai vazhdimisht pa pushim? …
Ftesa që të pendohemi, është një shprehje e dashurisë së Perëndisë.
T’i përgjigjemi me “Po” kësaj ftese, është një shprehje e dashurisë sonë. …
Ne nuk qëndrojmë brenda shtegut të besëlidhjeve pa bërë kurrë asnjë gabim. Ne qëndrojmë brenda shtegut duke u penduar çdo ditë.
Dhe, kur pendohemi, Perëndia na fal pa na bërë me turp, pa na krahasuar me ndonjë njeri tjetër apo qortuar, ngaqë kjo është po e njëjta gjë për të cilën po pendoheshim edhe javën e kaluar.
Ai emocionohet sa herë na shikon në gjunjë. Ai e ka për kënaqësi të na falë, pasi ne jemi burim ëndjeje për Të.
A nuk e ndieni që kjo është e vërtetë?!
Atëherë, përse e kemi kaq të vështirë ta besojmë?! Satani, paditësi dhe mashtruesi i madh, e përdor ndjenjën e turpit për të na mbajtur larg Perëndisë. …
… Vlera juaj është përherë “e madhe në sytë e Perëndisë”, pavarësisht se ku ju kanë çuar si përfundim vendimet tuaja. …
Qëndroj këtu për të dëshmuar se Jezu Krishti u jep dritë atyre që rrinë në terr. … Lëvizni drejt Dritës dhe ndizeni Atë, Ndriçimin tonë të Përkryer të Shpresës.