Sesioni i Pasdites të së Shtunës
“Prej Kësaj Do t’ju Njohin të Gjithë që Jeni Dishepujt e Mi”
Pjesë të shkëputura
“Ta doni njëri-tjetrin”, – tha Jezusi. “Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi”. Shumë shpesh, dëshmia e parë e një njeriu për Jezu Krishtin, vjen kur ai ose ajo e ndien dashurinë mes dishepujve të Jezu Krishtit. …
Kushdo që po kërkon besim më të madh te Krishti ose një lidhje më të afërt me Atin Qiellor, duhet të ndihet si në shtëpi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. …
Pra, ndërkohë që vetë përpiqemi të mbajmë standardet e larta të Zotit, le të jemi gjithashtu të duruar me njëri‑tjetrin. …
… Për të qenë të një zemre, duhet të synojmë të kemi zemra të kulluara dhe kjo kërkon një ndryshim të madh të zemrës.
Por kjo nuk do të thotë që ta ndryshoj zemrën time që të përputhet me tuajën. Nuk do të thotë as që ta ndryshoni zemrën tuaj që të përputhet me timen. Do të thotë që të gjithë e ndryshojmë zemrën që të na përputhet me Shpëtimtarin. …
Dhe nëse ndonjëherë ndieni sikur nuk përshtateni aq me vendin aty, ju lutemi, dijeni se nuk jeni vetëm. …
… Ne jemi një, jo për shkak të asaj që kemi kaluar, por se ku po përpiqemi fort të shkojmë; jo për shkak të asaj që jemi, por të asaj që synojmë të bëhemi.
Ky është gjithë qëllimi në Kishën e vërtetë të Krishtit. …
Dhe, po sikur të jeni ndryshe nga njerëzit përreth jush? Kjo nuk ju bën ju të papërshtatshëm, ju bën një pjesë të nevojshme të trupit të Krishtit. …
Kjo nuk do të thotë se detyra juaj është ta ndryshoni çdokënd që të jetë si ju. Por kjo në fakt do të thotë se ju keni diçka të rëndësishme për të dhënë nga vetja dhe se keni diçka të rëndësishme për të mësuar!