2025
Përgatitja Vetjake për të Takuar Shpëtimtarin
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Përgatitja Vetjake për të Takuar Shpëtimtarin

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Kur Presidenti Nelson flet rreth Ardhjes së Dytë, këtë e bën gjithnjë me optimizëm plot gëzim. Megjithatë, një vajzë në Fillore më tha së fundmi se e zë ankthi sa herë që përmendet Ardhja e Dytë. Ajo tha: “Frikësohem sepse do të ndodhin gjëra të këqija përpara se Jezusi të vijë përsëri”.

… Këshilla më e mirë për të, për ju dhe për mua është të ndjekim mësimet e Shpëtimtarit. …

Nga fundi i shërbesës së Tij në vdekshmëri, Jezu Krishtin e pyetën se kur do të vinte përsëri. …

Shpëtimtari fillimisht tregoi shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave. …

Mësimi thelbësor i kësaj shëmbëlltyre të dhjetë virgjëreshave, është se ne jemi të mençur kur e pranojmë ungjillin, kur përpiqemi të kemi Frymën e Shenjtë me vete dhe kur e shmangim mashtrimin. … Këtë duhet ta bëjmë vetë për veten tonë.

Shpëtimtari më pas tregoi shëmbëlltyrën e talentave. …

Një mesazh i kësaj shëmbëlltyre është se Perëndia pret nga ne që t’i shumëfishojmë aftësitë që na janë dhënë, mirëpo Ai nuk do që ne t’i krahasojmë aftësitë tona me ato të të tjerëve. …

Së fundmi, Shpëtimtari tregoi shëmbëlltyrën e deleve dhe cjepve. …

Mësimi i shëmbëlltyrës së Shpëtimtarit të deleve dhe cjepve është që ne duhet t’i përdorim dhuratat që na janë dhënë, kohën, talentet dhe bekimet, për t’u shërbyer fëmijëve të Atit Qiellor, veçanërisht atyre më të cenueshëm dhe më nevojtarë.

Ftesa ime ndaj fëmijës së Fillores në ankth që e përmenda më herët, dhe secilit prej jush, është që të ndiqni Jezu Krishtin dhe t’i mirëbesoni Frymës së Shenjtë siç do t’i besonit një miku të dashur.