2025
Koha e Ripërtëritjes së të Gjitha Gjërave
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Paradites të së Dielës

Koha e Ripërtëritjes së të Gjitha Gjërave

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Organizimi formal i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ishte kulmi i një radhe përvojash mrekullibërëse. …

Shfaqja e Atit dhe e Birit para Jozef Smithit, përkthimi dhe dalja në dritë e Librit të Mormonit dhe rivendosja e autoritetit dhe çelësave të priftërisë qenë parakushte të domosdoshme për organizimin e Kishës së rivendosur të Zotit si sot 195 vjet më parë.

… Një vit pas organizimit të Kishës, Zoti e udhëzoi Jozef Smithin se çelësat e mbretërisë së Perëndisë i qenë “[dhënë] njeriut në tokë” sërish dhe se “ungjilli” i Jezu Krishtit “do të përhape[j] … deri në fundet e dheut, ashtu si guri që shkëputet pa duar nga mali”.

Unë dëshmoj se Zoti po e përmbush premtimin e Tij. …

… Si pjesë e rivendosjes së profetizuar të të gjitha gjërave në ditët e mëvonshme, profetët dhe apostujt e lashtë ia dhanë personalisht autoritetin e priftërisë Jozef Smithit dhe i lanë në dorëzim çelësat e priftërisë. …

Puna e Zotit në ditët e mëvonshme “është një kauzë që i ka interesuar popullit të Perëndisë në çdo kohë; është një temë mbi të cilën profetët, priftërinjtë dhe mbretërit janë ndalur me ëndje të veçantë; ata e kanë shpresuar me pritje të gëzuar ditën në të cilën jetojmë ne; dhe të frymëzuar me parashikime qiellore e të gëzueshme ata kanë kënduar dhe shkruar, dhe profetizuar për këtë ditën tonë”. …

… “Lajm[i] [i] mirë” më [i] rëndësishëm dhe më [i] lavdishëm që mund të marrë [ndonjëherë] çdo njeri, kudo në botë është se Zoti Jezu Krisht e ka rivendosur ungjillin dhe Kishën e Tij në ditët e mëvonshme.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është Kisha e rivendosur e Krishtit e kohës së Dhiatës së Re.