2025
Nderim për Gjërat e Shenjta
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Nderim për Gjërat e Shenjta

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne jemi ftuar të kultivojmë dhuratën e nderimit në jetën tonë që të bëhemi më të hapur për një komunikim më të thellë me Perëndinë dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, duke forcuar njëkohësisht karakterin tonë shpirtëror. Nëse do të kishim më shumë ndjenja të tilla në zemër, pa dyshim që do të kishte më shumë gëzim dhe kënaqësi në jetën tonë, dhe do të kishte më pak vend për pikëllim e trishtim. …

Për fat të keq, ne jetojmë në një botë ku të treguarit nderim për gjërat e shenjta po bëhet gjithnjë e më i pazakontë. …

… Mungesa e nderimit për gjërat e shenjta i bën synimet e kundërshtarit të përparojnë duke i bllokuar kanalet tona delikate të zbulesës, të cilat janë thelbësore për mbijetesën tonë shpirtërore në kohën tonë. …

Vëllezërit dhe motrat e mia, nderimi për të shenjtën kultivon mirënjohje të çiltër, e shton lumturinë e vërtetë, na e drejton mendjen te zbulesa dhe na sjell gëzim më të madh në jetë. Ai na i ngulit këmbët në tokë të shenjtë dhe na e ngre zemrën drejt Hyjnisë.

Ju dëshmoj se ndërsa përpiqemi fort ta përfshijmë një virtyt të këtillë në jetën tonë të përditshme, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë më të madhe përulësinë tonë, ta zgjerojmë kuptueshmërinë tonë për vullnetin që Perëndia ka për ne dhe ta forcojmë mirëbesimin në premtimet e besëlidhjeve që kemi bërë me Zotin. Dëshmoj se ndërsa e përqafojmë këtë dhuratë të nderimit për gjërat e shenjta – qoftë në malin e shtëpisë së Zotit, në një shtëpi mbledhjesh apo në vetë shtëpinë tonë – ne do të mbushemi me habi dhe mahnitje të mrekullueshme ndërsa krijojmë lidhje me dashurinë e përsosur të Atit tonë Qiellor dhe Jezu Krishtit.