Sesioni i Paradites të së Shtunës
Shlyerja e Jezu Krishtit Siguron Shpëtimin Përfundimtar
Pjesë të shkëputura
Përvoja e pionierëve u siguron shenjtorëve të ditëve të mëvonshme një traditë historike unike dhe një trashëgimi të fuqishme kolektive shpirtërore. …
Shumica e shenjtorëve me karroca dore, përjetuan vështirësi, por shmangën ngjarje madhore fatkeqe. Por dy kompani të karrocave të dorës, kompania Uilli dhe kompania Martin, përjetuan uri të skajshme, ekspozim ndaj motit të acartë dhe shumë vdekje. …
Presidenti Brigam Jang fillimisht u vu në dijeni për situatën e rrezikshme të këtyre kompanive më 4 tetor 1856. …
Ai u kërkoi peshkopëve të siguronin 60 grupe mushkash, 12 ose më shumë qerre dhe 12 ton (10 886 kg) miell dhe shpalli: “Shkoni dhe sillini ata njerëz që tani janë në rrafshnalta”.
… Pa shpëtimin që ndodhi në kohë, do të kishin vdekur shumë më tepër prej tyre. …
Pa Shlyerjen, ne nuk mund ta shpëtojmë veten nga mëkati dhe vdekja. …
Gjatë kësaj periudhe Pashke, përqendrimi ynë është te Shpëtimtari dhe flijimi i Tij shlyes. Shlyerja siguron shpresë dhe dritë në një kohë që shumë njerëzve u duket e errët dhe e zymtë. …
Unë jap tri rekomandime, të cilat mendoj se janë veçanërisht me vend për kohën tonë.
Së pari, mos e nënvlerësoni rëndësinë e bërjes së asaj që mund të bëjmë, për të shpëtuar të tjerët nga sfidat fizike dhe veçanërisht ato shpirtërore.
Së dyti, pranojeni me mirënjohje Shlyerjen e Shpëtimtarit. …
Këshilla ime e tretë është të caktojmë një kohë në mënyrë të vazhdueshme për të përsiatur me besnikëri për Shlyerjen e Shpëtimtarit. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë në ushtrimin e fesë nga ana jonë. Megjithatë, frekuentimi i mbledhjes së sakramentit dhe marrja e sakramentit janë veçanërisht domethënëse.
Po aq i rëndësishëm është frekuentimi i rregullt në një tempull, aty ku është e mundur. …
… Shlyerja e Jezu Krishtit siguron shpëtimin përfundimtar nga sprovat me të cilat përballemi në këtë jetë.