2025
Pranojeni Dhuratën e Tij
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Pranojeni Dhuratën e Tij

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Do të doja të flisja për një dhuratë gjithëpërfshirëse të së vërtetës së përjetshme që përforcon aftësinë tonë për të pranuar gjithçka tjetër që Ati ynë dëshiron të na dhurojë – dhuratën jetike të njohurisë e cila, kur pranohet plotësisht dhe merret thellë në shpirt, i vë në kontekst gëzimet dhe vështirësitë e jetës, si dhe pyetjet për të cilat nuk kemi përgjigje: Dhurata është që ne jemi vërtet fëmijë të Perëndisë. Kjo është marramendëse! Mahnitëse! Dhe kjo e vërtetë nuk është figurative!

… Shtegu ku ndodheni, është plani i Tij për lumturinë. … Dhe o, sa dëshiron Ai që një ditë të ktheheni tek Ai, për të pranuar qëllimin suprem të të gjitha dhuratave të Tij të bukura, jetën e përjetshme me Të. …

… Ju mund të vini te Krishti me vetëbesim te dashamirësia e Tij dhe t’i pranoni të gjitha dhuratat e Tij të gëzimit, paqes, shpresës, dritës, së vërtetës, zbulesës, njohurisë dhe urtësisë – me kokën lart, me krahët e shtrirë dhe duart e hapura, gati për t’i marrë. Dhe ju mund t’i pranoni këto dhurata sepse jeni të sigurt dhe të palëkundur në njohurinë se jeni një bijë e dashur e Perëndisë, se jeni një bir i shtrenjtë i Perëndisë dhe se Ai ju ka dhënë si dhuratë Birin e Tij të përsosur e të shenjtë, për t’ju shëlbuar, shfajësuar dhe shenjtëruar.

… Pranojeni rishtas këtë dhuratë, ose ndoshta pranojeni vërtet për herë të parë fare dhe lejojeni t’jua shndërrojë çdo aspekt të jetës! Kjo është mënyra më e shkëlqyer që Perëndia ka përgatitur për ju nëpërmjet dhuratës së Birit të Tij. Ju vërtet jeni që të mund të keni gëzim!