2025
Të Çmojmë Jetën
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Të Çmojmë Jetën

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Hera‑herës, mbrojtja e jetës mund të shoqërohet nga një pasiguri thellësisht e vështirë dhe torturuese.

… Dy fjalë shpesh janë të lidhura me shenjtërinë e lindjes në vdekshmëri: jeta dhe zgjedhja. Jeta është një pjesë tejet e vyer në planin e përsosur të Atit tonë dhe, sipas urdhërimit të Tij, ne e çmojmë dhe e ruajmë jetën, si dhe zgjedhim vijimësinë e jetës kur ajo ngjizet. Ne gjithashtu e ruajmë si thesar dhuratën e zgjedhjes, të lirisë morale të zgjedhjes, që ndihmon të forcohen zgjedhjet e drejta të miratuara nga Perëndia që sjellin lumturi të përjetshme. …

Inkurajimi dhe mbrojtja e jetës që është ende në barkun e nënës, nuk është një qëndrim politik. Ai është një ligj moral i pohuar nga Zoti nëpërmjet profetëve të Tij.

… Le t’u flasim më shpesh me besim dhe dhembshuri të rinjve tanë në shtëpitë tona, dhe me njëra‑tjetrën në mbledhjet tona të Shoqatës së Ndihmës dhe me njëri-tjetrin në mbledhjet kuorumit të pleqve, rreth ligjit të Zotit mbi ligjin e dëlirësisë, shenjtërinë e jetës dhe kujdesin ndaj fëmijëve ende në barkun e nënës si dhe ndaj nënave të tyre. …

Për çdokënd që po dëgjon, që e ka përjetuar dhembjen dhe keqardhjen e thellë nga kryerja e një aborti ose pjesëmarrja në një abort, ju lutem të mbani mend: “Ndonëse nuk mund ta ndryshojmë dot të shkuarën, Perëndia mundet ta shërojë të shkuarën”. Falja mund të vijë nëpërmjet mrekullisë së hirit të Tij shlyes, teksa i drejtoheni Atij me një zemër të përulur dhe të penduar.

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, dashuria e zbehur për fëmijët që janë ende në barkun e nënës është një shqetësim i madh në mbarë botën. Perëndia e çmon jetën. Është vepra dhe lavdia e Tij që të sjellë pavdekësinë dhe jetën e përjetshme për fëmijët e Tij. Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne e çmojmë jetën.