Sesioni i Paradites të së Dielës
Ndihmat Hyjnore për Vdekshmërinë
Pjesë të Shkëputura
Pa dyshim, ndihma më e fuqishme e Perëndisë në vdekshmëri ishte sigurimi nga ana e Tij e një Shpëtimtari, Jezu Krishtit, i cili do të vuante për të paguar çmimin dhe siguruar falje për mëkatet për të cilat pendohemi. …
Plani i Atit tonë Qiellor na siguron ndihma të tjera për të na udhërrëfyer përgjatë rrugëtimeve tona në vdekshmëri. Unë do të flas për katër prej tyre. …
Së pari, flas për Dritën ose Shpirtin e Krishtit. Moroni, te mësimi i tij i shkëlqyer në Librin e Moronit, citon atin e tij se “Shpirti i Krishtit i jepet çdo njeriu, që ai të dallojë të mirën nga e keqja” (Moroni 7:16). …
E dyta nga ndihmat e madhërishme, të siguruara nga Zoti për të na ndihmuar që të zgjedhim atë që është e drejtë, është një grumbull udhëzimesh hyjnore në shkrimet e shenjta si pjesë e planit të shpëtimit (planit të lumturisë). Këto udhëzime janë urdhërimet, ordinancat dhe besëlidhjet.
Urdhërimet përcaktojnë shtegun që Ati ynë Qiellor e ka shenjuar për ne që të përparojmë drejt jetës së përjetshme. …
Ordinancat dhe besëlidhjet janë pjesë e ligjit që përcakton shtegun drejt jetës së përjetshme. …
Ndihma të tjera të dhëna nga Perëndia për bërjen e zgjedhjeve të drejta janë shfaqjet e Frymës së Shenjtë. …
Një nga ndihmat më domethënëse të Perëndisë për fëmijët e Tij besnikë, është dhurata e Frymës së Shenjtë. …
Me kaq shumë ndihma të fuqishme për të na udhërrëfyer në rrugëtimet tona në vdekshmëri, është zhgënjyese që kaq shumë njerëz mbeten të papërgatitur për takimin e tyre të caktuar me Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin tonë, Jezu Krishtin. …
Përulësia dhe mirëbesimi te Zoti janë ilaçet për devijime të tilla.