Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
Ti Je Krishti
Pjesë të shkëputura
The Things Which He Prayed Cannot Be Written [Gjërat për të Cilat u Lut, Nuk Mund të Shkruhen], nga Casey Childs
Kur biri ynë, Ilai, ishte në klasën e katërt, klasa e tij krijoi një qeveri të sajuar, ku Ilai u zgjodh nga bashkëmoshatarët e tij për të shërbyer si gjykatësi i klasës. Një ditë, erdhi për vizitë një gjykatës i mirëfilltë nga Gjykata e Rrethit të Dytë të Jutës, i veshi Ilait rrobën e tij zyrtare dhe, më pas, kreu për klasën e tyre një betim të asaj detyre. Kjo ndezi në shpirtin mbresëmarrës të djaloshit Ilai një pasion për të studiuar për ligjin dhe Vetë Ligjvënësin, Jezu Krishtin.
Pas vitesh përpjekjesh të zellshme, Ilai mori një ftesë për një intervistë me shkollën e ligjit që qe njëra nga të zgjedhurat e tij kryesore. Ai u shpreh: “… Pyetja e fundit ishte: ‘Nga e merr orientimin busulla jote morale?’ … Thashë se, në qoftë se gjithë njerëzimi jetonte sipas mësimeve të Jezu Krishtit në Predikimin në Mal, bota do të ishte një vend më i mirë, më paqësor.” Pastaj mbaroi intervista dhe ai mendoi me vete: “Ja ku morën fund ëndrrat e fëmijërisë sime. Askush në akademinë laike nuk dëshiron të dëgjojë rreth Jezu Krishtit.”
Dy javë më vonë, Ilai u pranua me një bursë. Përpara se ta ndërmerrte zotimin, vizituam kompleksin universitar. … Në mënyrë mbresëlënëse, teksa ecnim përmes bibliotekës madhështore dhe korridoreve hijerëndë, ne gjetëm te banderolat dhe të gdhendura në gurë cilësi të përmendura nga Predikimi në Mal.
Predikimi në Mal është pa asnjë dyshim ligjërata më e shquar, e dhënë ndonjëherë, duke u hapur udhën mësimeve të tilla. Asnjë predikim tjetër nuk mund të na ndihmojë më mirë që të kuptojmë karakterin e Jezu Krishtit, cilësitë e Tij hyjnore dhe qëllimin tonë përfundimtar për t’u bërë si Ai. …
Na nevojitet ta futim Dritën e Jezu Krishtit në çdo aspekt të jetës sonë.