Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
Adhurimi
Pjesë të shkëputura
Çfarë do të thotë, për ju dhe mua, të adhurosh Perëndinë? …
Së Pari, Veprimet që Përbëjnë Adhurimin Tonë
Një nga format më të zakonshme dhe më të rëndësishme të adhurimit është mbledhja në një mjedis të shenjtëruar për të kryer vepra përkushtimi. …
Adhurimi në ditën e Zotit shenjohet nga një përqendrim i veçantë te flijimi madhështor shlyes i Jezu Krishtit. … Për të penduarin, marrja e sakramentit është pika kulmore e adhurimit në Shabat.
… Si një komunitet shenjtorësh, ne e forcojmë njëri‑tjetrin për sa i përket adhurimit dhe besimit.
Megjithatë, nuk mund t’i harrojmë veprat e përditshme të adhurimit në të cilat angazhohemi individualisht dhe në shtëpi. …
Qëndrimet dhe Ndjenjat e Qenësishme në Adhurim
Adhurim i vërtetë do të thotë ta duam Perëndinë dhe t’ia dorëzojmë vullnetin tonë Atij – dhurata më e çmuar që mund të ofrojmë. …
Ky ishte modeli i vetë adhurimit të Jezusit ndaj Atit. …
Adhurimi është bërja çmos për ta ndjekur këtë shembull të përsosur. …
Së Treti, Ekskluziviteti i Adhurimit Tonë
Çfarëdo gjëje që ka përparësi mbi adhurimin e Atit dhe Birit, bëhet një idhull. … Objekti i adhurimit tonë është ekskluzivisht “[i] vetmi … Perëndi [i] vërtetë, dhe Jezu Krishti … që [Ai] k[a] dërguar”.
Së Fundmi, Nevoja për t’i Përngjarë Atit dhe Birit
Në fund të fundit, mënyra se si jetojmë mund të jetë forma më e mirë, më e vërtetë e adhurimit. Të treguarit e përkushtimit tonë do të thotë t’i përngjajmë Atit dhe Birit, duke zhvilluar cilësitë dhe karakterin e Tyre te vetja. …
… Ndërsa ecim në shtegun e besëlidhjeve, “fuqia [shenjtëruese] e perëndishmërisë manifestohet” në ne.