2025
Siguri në Praninë e Perëndisë
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Siguri në Praninë e Perëndisë

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Kur i bëjmë dhe i mbajmë besëlidhjet me Perëndinë, ne mund të kemi siguri që rrjedh nga Shpirti. Zoti i tha Profetit Jozef Smith se siguria jonë mund të “forcohet … në prani të Perëndisë”. …

Kur flas për të pasur siguri përpara Perëndisë, po i referohem pasjes së sigurisë për t’iu qasur Perëndisë pikërisht tani! …

Tani, si e fitojmë një siguri të tillë? …

… Me vetë fjalët e Zotit, dashuria hyjnore dhe virtyti e hapin udhën për të pasur siguri përpara Perëndisë. …

Së pari, dashuria hyjnore. …

Dashuria e vërtetë hyjnore ndaj të gjithë njerëzve është tipari dallues i paqebërësve! Është e domosdoshme që ne të kemi dashuri hyjnore në diskutimet tona, si publike edhe private. …

Le t’i përgjërohemi Atit tonë Qiellor që të na i mbushë zemrat me dashuri hyjnore më të madhe, veçanërisht për ata që është e vështirë t’i duam, pasi dashuria hyjnore është një dhuratë nga Ati ynë Qiellor për pasuesit e vërtetë të Jezu Krishtit. …

Tani, le të flasim për virtytin. Zoti na thotë t’i stolisim pa pushim mendimet tona me virtyt. … Virtyti e bën çdo gjë më të mirë dhe më të lumtur. … Virtyti do t’ju çlirojë nga mendimet e ankthshme, të mundimshme. …

… Mundësia e shkëlqyer që kemi përpara, është që të bëhemi njerëzit që Perëndia ka nevojë që ne të bëhemi. …

… Unë ju ftoj të ndërmerrni hapa të qëllimshëm për t’u rritur në sigurinë tuaj përpara Zotit. Atëherë, ndërsa shkojmë tek Ati ynë Qiellor me siguri në rritje, do të mbushemi me më shumë gëzim dhe besimi ynë te Jezu Krishti do të rritet. Do të fillojmë të përjetojmë fuqi shpirtërore që i tejkalon shpresat tona më të mëdha.