Sesioni i Paradites të së Shtunës
Si një Fëmijë i Vogël
Pjesë të shkëputura
Jezusi … “thirri një fëmijë të vogël pranë vetes, …
dhe tha: ‘Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.’” …
… Çfarë qe ajo që e bëri Vetë Krishtin të lotonte në skenën më të dhimbsur në tërë Librin e Mormonit? Çfarë po jepte mësim Jezusi kur thirri të zbritnin zjarr qiellor dhe engjëj mbrojtës që t’i rrethonin ata fëmijë, duke u urdhëruar të rriturve që të “vini[n] re të vegjlit [e tyre]”?
Nuk e dimë se çfarë e nxiti gjithë këtë, por më bën të mendoj se diç kishte të bënte me pastërtinë dhe pafajësinë e tyre, përulësinë e tyre të lindur dhe me atë çfarë mund t’i sillte ajo jetës sonë nëse e ruajmë atë. …
Por fëmijët e duan njëmend Atë dhe kjo dashuri mund të mbartet te marrëdhëniet e tyre të tjera në “këndin e lojërave” të jetës. Si rregull, madje edhe në vitet e vegjëlisë, fëmijët shfaqin dashuri me aq lehtësi, falin aq kollaj, qeshin aq hareshëm, sa edhe zemra më e ftohtë, më e ashpër mund të zbutet.
Epo, lista vazhdon e vazhdon. Pastërti? Mirëbesim? Guxim? Karakter? …
Vëllezër e motra dhe miq e mikesha, në krye të listës së shëmbëllimeve më të bukura që unë njoh, janë foshnjat e fëmijët dhe të rejat e të rinjtë po aq të ndërgjegjshëm e të paçmueshëm sa ata të cilëve iu referuam sot. Unë dëshmoj se ata janë shëmbëllime të mbretërisë së Perëndisë që po lulëzon në tokë në tërë forcën dhe bukurinë e saj.