Sesioni i Pasdites të së Shtunës
Autoritet Hyjnor, Të Rinj të Madhërishëm
Pjesë të shkëputura
Këtë janar, ndërsa qëndroja ulur në mbledhjen e sakramentit, mbi dymbëdhjetë të rinj u mbështetën për të përparuar në Priftërinë Aarone. Ndjeva se bota ndryshoi fizikisht nën këmbët tona.
Më preku thellë që, anembanë botës, nga një zonë kohore në tjetrën, në mbledhjet e sakramentit pikërisht si ajo, dhjetëra mijëra dhjakë, mësues dhe priftërinj, … po mbështeteshin për t’u shuguruar në dhënien e shërbesës së priftërisë për të gjithë jetën, gjë që do të përfshinte gjatë e gjerë mbledhjen e Izraelit. …
Këto shugurime u japin një shtysë këtyre të rinjve drejt një shërbimi gjatë gjithë jetës, teksa ata do të gjenden në situata të rëndësishme dhe vende ku prania dhe lutjet e tyre dhe fuqitë e priftërisë së Perëndisë që ata mbajnë, do të kenë rëndësi të madhe. …
Zoti u mirëbeson mbajtësve të sotëm të priftërisë së Aaronit që të bëjnë po të njëjtat gjëra që bënin në lashtësi: të japin mësim dhe të administrojnë ordinancat, të gjitha këto për të na kujtuar Shlyerjen e Tij.
Kur dhjakët, mësuesit dhe priftërinjtë ndihmojnë për sakramentin, ata i marrin bekimet e tij njësoj si gjithë të tjerët: duke e mbajtur besëlidhjen që bëjnë ndërsa marrin individualisht bukën dhe ujin. Por gjatë kryerjes së këtyre detyrave të shenjta, ata gjithashtu mësojnë më shumë rreth roleve dhe përgjegjësive të tyre të priftërisë. …
Pritshmëri të tilla serioze kërkojnë përgatitje serioze. …
Jam përgjithmonë mirënjohës që mbajtësit e Priftërisë Aarone, me fuqitë, ordinancat dhe detyrat e saj, vërtet na bekojnë ne të gjithëve nëpërmjet çelësave të vetë “shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit me zhytje për heqjen e mëkateve” (Doktrina e Besëlidhje 13:1).