2025
Pikërisht Përpara Syve Tanë
Për Forcën e Rinisë, Maj 2025


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Pikërisht Përpara Syve Tanë

Pjesë të shkëputura

alt text

Shkarkoje në formatin PDF

Jemi mirënjohës që jemi në tokë kur Kisha po rritet në numër dhe në ndikim, por me më shumë rëndësi, në zemrat dhe jetën e anëtarëve të saj. …

Sot, Kisha ka 367 tempuj në faza të ndryshme të projektimit, ndërtimit ose funksionimit. … Vëllezër e motra, ne po e përshpejtojmë shenjtërinë tonë teksa jetojmë të denjë për tempullin, teksa adhurojmë në shtëpinë e Zotit dhe teksa bëjmë besëlidhje me Perëndinë për veten tonë dhe në emër të paraardhësve tanë në anën tjetër të velit. …

Ne e shohim Zotin ta përshpejtojë veprën e Tij në misione. … Më shumë se numrat, fryma e mbledhjes po sjell shpirtra te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. …

Ne e shohim Zotin të përshpejtojë mundësitë arsimore për anëtarët tanë dhe madje edhe për ata që nuk janë të besimit tonë nëpër botë. …

Aktualisht, më shumë se 800 000 nxënës dhe studentë në të gjithë botën janë regjistruar në seminar dhe institut, regjistrimi më i madh në historinë e Kishës. …

Një fushë tjetër që tregon ndikimin në rritje të arsimimit në Kishë, është UBJ–Pathway Mbarëbotëror. … Përfundimi i kurseve do të thotë qasje ndaj punësimit dhe qasje ndaj punësimit do të thotë një jetë më e mirë për familjet dhe më shumë mundësi për t’i shërbyer Zotit. …

E dalloj se mes lajmit të mirë të ungjillit, janë ata që hasin vështirësi, të cilët kanë sfida, dyshime dhe pyetje ndaj besimit që duken se nuk kanë asnjë përgjigje. Vëllezër e motra, Jezu Krishti është përgjigjja. Fillojeni me Të. Kërkojeni dorën e Tij në jetën tuaj. Dëgjojeni Atë. …

Dijeni se Ai [ju] kupton.