Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
Dhe, Ne Flasim për Krishtin
Pjesë të shkëputura
Profetët e gjallë në kohën tonë, të cilët marrin zbulesë nga Perëndia për të na mësuar e për të na udhëhequr, po na ftojnë gjithnjë e më tepër të vijmë te Krishti. … Ne mund të citojmë shembuj të shumtë përshtatjesh dhe përmirësimesh që janë shpallur nga Presidenca e Parë, të cilat janë hartuar për të na përqendruar te Jezu Krishti. …
Le ta shohim më nga afër ndikimin e disave prej atyre. Së pari, simboli i Kishës.
… Ky simbol pasqyron të vërtetën se Krishti është në qendër të Kishës së Tij dhe duhet të jetë në qendër të jetës sonë. …
… Ky simbol është një paraqitje pamore e dashurisë së Shpëtimtarit, Jezu Krishtit, dhe një kujtues i vazhdueshëm i Krishtit të gjallë. …
Tani, le të mendojmë për domethënien e Pashkës. … Me pak fjalë, ne jemi nxitur të kalojmë në një kremtim më të lartë dhe më të shenjtë të Pashkës. …
Pashka na lejon të nderojmë si flijimin shlyes të Jezu Krishtit, ashtu edhe Ringjalljen e mirëfilltë dhe të gëzueshme të Tij. …
… Ndërkohë që duket sikur ka një prirje në rritje midis teologëve të ndryshëm të krishterë për ta parë Ringjalljen në mënyrë figurative dhe simbolike, ne pohojmë doktrinën tonë se: “Ringjallje do të thotë që të gjithë ata që kanë jetuar ndonjëherë, do të ringjallen dhe Ringjallja është e mirëfilltë”. … Jezu Krishti këputi lidhjet e vdekjes për çdo shpirt të gjallë. …
Në përmbyllje, dëshmoj se të gjithë ata që i pranojnë ftesat nga profeti ynë i gjallë dhe këshilltarët e tij për t’i përkujtuar më qëllimisht ngjarjet e shenjta që Pashka përfaqëson, do të zbulojnë se lidhja e tyre me Jezu Krishtin bëhet gjithnjë e më e fortë.