“Jezusi u Pagëzua”, Miku, janar 2026, f. 6.
Jezusi u Pagëzua
Edhe Unë Mund të Pagëzohem dhe Konfirmohem!
Pagëzimi është hapi i parë që bëjmë për t’i përkitur Kishës së Jezu Krishtit! Vizato një figurë të ditës sate të pagëzimit, pavarësisht nëse ajo ka ndodhur tashmë apo mezi e pret.
Pse është pagëzimi i rëndësishëm për ty?
Pse është ai i rëndësishëm për Jezusin?
Mbushja e Vaskës së Pagëzimit
Ne mund ta ndjekim Jezu Krishtin duke u pagëzuar. Kur pagëzohemi dhe konfirmohemi, ndodhin dy gjëra të rëndësishme: ne bëjmë një besëlidhje me Atin Qiellor dhe marrim një dhuratë të veçantë! Bëj veprimtarinë më poshtë për të mësuar më shumë. Fillo nga fundi i vaskës dhe përgjigju për pyetjen. Pastaj ngjyrose ujin deri në atë nivel dhe ngjitu lart në nivelin tjetër.
-
Sa vjeç duhet të jesh që të pagëzohesh? (Doktrina e Besëlidhje 68:27)
-
Sa pjesë e trupit tënd futet nën ujë? (3 Nefi 11:26.)
-
Çfarë i premton ti Atit Qiellor? (Mosia 18:10–17; Doktrina e Besëlidhje 20:37
-
Çfarë dhurate merr pasi pagëzohesh? (Doktrina e Besëlidhje 33:15)
-
Çfarë mund të bësh çdo javë për të kujtuar besëlidhjen që bëre në pagëzim? (Doktrina e Besëlidhje 27:2)
Ilustrimi nga Kelly Smith