Miku
Argëtim Javor me Shkrimet e Shenjta
Janar 2026 Miku


“Argëtim Javor me Shkrimet e Shenjta”, Miku, janar 2026, f. 41–44.

Eja, Më Ndiq

Argëtim Javor me Shkrimet e Shenjta

Ilustrime të historive nga Dhiata e Vjetër, duke përfshirë arkën e Noeut, Dhjetë Urdhërimet dhe atë të bretkosave nga 10 plagët

29 Dhjetor – 4 Janar

Hyrje te Dhiata e Vjetër

Dhiata e Vjetër Jep Mësim për Jezu Krishtin

Kënga: “Tregom’ Ngjarjet e Jezusit” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 36)

Shkrimi i shenjtë: Isaia 9:6

Veprimtaria: Ne mund të mësojmë për Jezu Krishtin kur lexojmë Dhiatën e Vjetër. Shko te faqja 49 për të bërë së bashku një veprimtari kërkimi te shkrimet e shenjta. Ose zgjidh një nga shkrimet e shenjta për ta lexuar së bashku.

5–11 Janar

Moisiu 1; Abraham 3

Të Gjithë Fëmijë të Perëndisë

Ilustrim i fëmijëve që ecin mbi një trung

Kënga: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)

Shkrimi i Shenjtë: Moisiu 1:4

Veprimtaria: Perëndia i tha Moisiut: “Ti je biri im” (Moisiu 1:4). Ne të gjithë jemi fëmijë të Atit Qiellor! Mendo për dikë që ka nevojë për një kujtesë se është fëmijë i Perëndisë. Këndo ose luaj për të këngën “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3).

12–18 Janar

Zanafilla 1–2; Moisiu 2–3; Abraham 4–5

Jezu Krishti Krijoi Tokën

Kënga: “Ati Im Qiellor më Do” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 16–17.)

Shkrimi i shenjtë: Moisiu 2:1

Veprimtaria: Nën drejtimin e Atit Qiellor, Jezu Krishti krijoi tokën (shih te Moisiu 2:1). Për cilat krijime të bukura je mirënjohës? Bëj punimin artistik të tokës në faqen tjetër! Mund të skicosh kopje shtesë për familjen tënde. Priti dhe ekspozoi diku për të të kujtuar se Perëndia e krijoi tokën për ty ngaqë Ai të do.

Krijimi i Tokës

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti krijuan qiejt e tokën dhe gjithçka që është në to. Përdor bojëra dhjami, bojë për të ngjyer me gishta ose copa letre të grisura për të ngjyrosur tokën dhe detet në tokë.

19–25 Janar

Zanafilla 3–4; Moisiu 4–5

Bërja e Zgjedhjeve të Mira

Ilustrim i një djali që korr barin

Kënga: “Udh’n e Drejt’ Zgjidh”, (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 82)

Shkrimi i shenjtë: Moisiu 4:3

Veprimtaria: Perëndia na dha lirinë e zgjedhjes (shih te Moisiu 4:3). Liria e zgjedhjes është fuqia për të bërë zgjedhje. Ti mund të bësh zgjedhje të mira duke ndjekur Jezu Krishtin dhe duke u shërbyer të tjerëve. Shërbeji dikujt me familjen tënde. Pastaj vizato dhe prit një gjurmë dore, shkruaj për atë që bëre dhe dërgoje te revista Miku! Mëso më shumë në faqen 13.

Alt text

Ilustrimet nga Audrey Day