“Plani i Lumturisë dhe Ti!” Miku, janar 2026, f. 24–25.
Plani i Lumturisë dhe Ti!
Ati Qiellor bëri një plan, për të gjithë fëmijët e Tij, të quajtur plani i lumturisë. Ti ke një pjesë në atë plan!
Krijimi
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i krijuan qiejt dhe tokën dhe çdo gjë në të.
Rënia
Adami dhe Eva zgjodhën të hanin frutën nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes. Për shkak të kësaj gjëje, ata u ndanë nga Perëndia, njohën të drejtën nga e gabuara dhe mund të kishin një familje. Ata ishin familja e parë në tokë.
Shlyerja e Jezu Krishtit.
Jezu Krishti erdhi në tokë. Ai ndjeu të gjitha vuajtjet tona dhe pagoi për mëkatet tona. Ai vdiq dhe jetoi sërish. Për shkak të Tij, ne mund të pendohemi dhe të jetojmë sërish me familjet tona dhe Atin tonë Qiellor një ditë.
Jeta në Tokë
Ne të gjithë u lindëm në tokë që të marrim një trup, të mësojmë dhe të rritemi. Ne mund ta ndjekim Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet dhe duke u shërbyer të tjerëve.
A mund t’i gjesh këto objekte në figurë?
Ilustrimet nga Maddie Baker