“Mirë se Vini, Miq!”, Miku, janar 2026, f. 1.
Mirë se Vini, Miq!
Kemi bërë disa ndryshime këtë vit! Pjesa Eja, Më Ndiq tani është në pjesën e prapme të revistës. (Hidhi një sy!) Nuk kemi më pjesë të ndara “Për Fëmijët më të Mëdhenj” dhe “Për Miqtë e Vegjël”, por të gjitha faqet argëtuese janë ende aty, thjesht të shpërndara në të gjithë revistën, për të gjithë.
Dhe ashtu si gjithmonë, kemi punime artistike, lojëra, muzikë dhe histori të fëmijëve të vërtetë si ju, që e ndjekin Jezu Krishtin. Këtë vit po u kërkojmë gjithashtu lexuesve tanë të dërgojnë gjurmë duarsh dhe të na tregojnë se si shërbyen. Shko te faqja 13 për të mësuar më shumë.
Do të argëtohemi shumë teksa e ndjekim Jezusin së bashku këtë vit!
Miku