“Gati të Eci me Krishtin”, Miku, Janar 2026, f. 4–5.
Gati të Eci me Jezusin
Përshëndetje!
Jemi Hejli dhe Violeta, motra binjake nga Arizona, SHBA. Duam të ndjekim shembullin e Shpëtimtarit, kështu që po përgatitemi për t’u pagëzuar!
Na pëlqen të ecim pranë një lumi afër shtëpisë sonë. Kur të pagëzohemi, do të fillojmë një ecje të re shpirtërore me Jezusin! Fryma e Shenjtë do të jetë me ne ndërsa përpiqemi ta ndjekim Shpëtimtarin çdo ditë.
Ndonjëherë mbledhim guaska të vogla të bardha pranë lumit. Ato na kujtojnë diçka që Shpëtimtari e premtoi: “Edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora” (Isaia 1:18). Për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të pendohemi dhe të pastrohemi sërish pasi bëjmë një zgjedhje të gabuar. Do të vishemi me të bardha ditën e pagëzimit për ta kujtuar edhe këtë gjë.
Babi ynë është shumë i zoti në hedhjen e gurëve në sipërfaqen e lumit! Ai po na mëson si ta bëjmë këtë, dhe ne përmirësohemi pak e nga pak sa herë që përpiqemi. Kjo është mënyra se si Jezu Krishti është Mësuesi i përkryer. Ai dëshiron të na ndihmojë që të mësojmë dhe të rritemi.
Gurët në lumë janë të rrëshqitshëm dhe na ndihmon kur mbahemi te dora e mamit. Jezusi është gjithmonë aty për ne kur kemi nevojë për ndihmë. Dhe kur të pagëzohemi, do të premtojmë t’i ndihmojmë të tjerët ashtu siç do të bënte Ai!
Na pëlqen shumë të ecim përgjatë lumit me familjen tonë. Kur të pagëzohemi, do të jemi në shtegun e besëlidhjeve që të çon përsëri në shtëpinë tonë qiellore. Ne mund të jemi me familjen tonë përgjithmonë!
Jam e emocionuar që do të pagëzohem sepse dua të ndjek shembullin e Jezusit. Kështu i tregoj Atit Qiellor se dua t’i zbatoj urdhërimet.
Violet W., 7 vjeçe, Arizona, SHBA
Dua të ndjek Jezu Krishtin. Pasi të pagëzohem, mund të marr Frymën e Shenjtë dhe Fryma e Shenjtë mund të më ndihmojë të jem e guximshme.
Hejli W., 7 vjeçe, Arizonë, SHBA