“Margoja dhe Paolo”, Miku, janar 2026, f. 26–27.
Margoja dhe Paolo
Zgjedhja të Jesh Paqebërës
Pse jeni ju të dy kaq të heshtur? Normalisht ju jeni shpirti i festës!
Ata u grindën për pastrimin e dhomës së tyre.
Më parë …
“Mirë pra!” Sara Slithërskejlli (gjarpri) do të ndajë dhomën tonë. Po i dole para, ajo do të të KAFSHOJË!
As që dua të vij nga ana jote! Është gjithmonë rrëmujë!
Vërtet nuk do t’i flisni njëri-tjetrit gjithë natën?
Kjo nuk është një mënyrë e mirë se si një vëlla e motër duhet të sillen me njëri-tjetrin.
Nuk dua të jem më vëllai i saj!
Nuk e kisha me të vërtetë. Isha thjesht shumë i zemëruar! Do të doja ta ktheja mbrapsht atë që thashë.
Nuk mund t’i zhbësh fjalët që ke thënë. Por prapë mund të përpiqesh t’i rregullosh gjërat.
Do të thuash që mund të pendohem. Apo jo?
Po. Jezu Krishti shleu për ty, që ti të mund të pendohesh gjithmonë dhe ta provosh përsëri.
E di se çfarë duhet të bëj. Dhe mendoj se jam gati tani.
Më vonë …
Margo? A mund të futem?
Ua, ti i bëre të gjitha këto?
Me ndihmën e mamit. Më vjen keq që gjithmonë bëj rrëmujë. Premtoj të sillem më mirë!
Më vjen keq që të bërtita dhe të trishtova.
Të kam falur. Them se tani nuk kemi fare nevojë që Sara Slithërskejlli të na ndajë dhomën, apo jo?
Jam shumë i lumtur që je motra ime.
Edhe unë.
Ilustrimet nga Katie McDee