Miku
Ndjekja e Jezusit në Filipine
Janar 2026 Miku


“Ndjekja e Jezusit në Filipine”, Miku, janar 2026, f. 10–11.

Ndjekja e Jezusit në Filipine

Njihu me Adamin

Fotografi e një djaloshi

Adami e ndjek Jezu Krishtin duke i ndihmuar të tjerët. Një herë në shkollë, shoku i tij i klasës nuk e kishte marrë drekën me vete. Adami vendosi ta ndante drekën e tij me të. Ai tha: “U ndjeva i lumtur ngaqë ndihmova dikë, ashtu siç bëri Jezusi”.

Fotografi e Adamit duke lexuar shkrimet e shenjta

Adami e ndjek Jezusin edhe duke u lutur. Kohët e fundit ai kandidoi për president të këshillit të tij të nxënësve në shkollë. Ai u lut dhe i kërkoi Atit Qiellor ta ndihmonte të ishte i lumtur me çdo rezultat në zgjedhje. “Nuk fitova, por e di që Zoti ka plane më të mira për mua”, – thotë Adami.

Rreth Adamit

Fotografi e Adamit dhe familjes së tij të ulur në divan

Mosha: 10 vjeç

Nga: Rizal, Filipine

Gjuhët: tagalogisht, anglisht

Synimi: Të bëhet kirurg që të mund të ndihmojë njerëzit

Hobet: Të kalojë kohë me miq dhe të luajë badminton

Familja: Adami, mami, babi, dy motra më të mëdha, dy vëllezër më të mëdhenj

Gjërat e Parapëlqyera të Adamit

Fotografi e Adamit duke luajtur në piano me babin e vet

Histori nga Shkrimet e Shenjta: Kur Jezu Krishti u ringjall, sepse kjo do të thotë që edhe ne mund të jetojmë përsëri

Festa: Krishtlindja

Ushqimi: Nilaga (gjellë me mish derri, bok çoj [lloj lakre] dhe patate)

Fotografi duke i rënë violinës